Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/28/2021 6:21:33 PM

Bashkëpunimi në mes të Zyrës Kombëtare e Auditimit dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë është me interes për palët

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës Vlora Spanca, ka pritur në takim Drejtorin e Departamentit të Demokratizimit të OSBE-së, z. Childerik Schaapveld. Në këtë takim, znj. Spanca e ka informuar z. Schaapveld për punën audituese dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm që OSBE-ja ka pasur me ZKA-në. Nga ana tjetër, z. Schaapveld ka uruar dhe përgëzuar  znj. Spanca për marrjen e detyrës duke e konsideruar ZKA-në si një partner të vlefshëm për OSBE-në. Për më tepër në takimin e sotëm u bisedua për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe OSBE-së në veçanti në zhvillimin e mëtutjeshëm të punës së ZKA-së me Kuvendin si dhe institucionet e qeverisjes lokale. Theks i veçantë iu dha rritjes së vetëdijesimit dhe të kuptuarit drejtë të rolit dhe mandatit të ZKA-së, rëndësinë e procesit të auditimit, si dhe rritjen e ndikimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi synohet rritja e qeverisjes së mirë dhe transparencës. Po ashtu, të dyja palët vlerësuan se është i nevojshëm shqyrtimi dhe plotësimi i kornizës ligjore për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, me qëllim të harmonizimit me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe për të mundësuar rritjen e numrit të auditimeve auditimeve të performancës dhe atyre të bazuara në rrezik.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme pranon letër urimi nga homologu i Malit të Zi

Auditorja e Përgjithshme pranon letër urimi nga homologu i Malit të Zi

Presidenti i Institucionit Suprem i Auditimit i Malit të Zi, Milan Dabovic, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Homologu nga Mali i Zi është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. “Jam i bindur që gjatë udhëheqjes tuaj dhe përmes përkushtimit dhe motivitimit tuaj dhe stafit tuaj profesional, do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë me Institucionin Shtetëror të Audimit të Malit të Zi, si  dhe shpresoj që Ju do të kontribuoni në thellimin e këtij bashkëpunimi? thuhet në urimin e presidentit të ISA-it të Malit të Zi, Milan Dabovic.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UNDP dakordohen për bashkëpunim të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UNDP dakordohen për bashkëpunim të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Drejtorin e  Departamentit  për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Safet Berisha, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga Projekti SAEK III në kuadër të UNDP-së në Kosovë, Dardan Koçani dhe Rrezearta Reka dhe Albert Avdiu. Znj. Spanca ka informuar të pranishmit lidhur me mandatin dhe punën e ZKA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit me organet e drejtësisë dhe organizmat përkatëse për luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit siç janë Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Agjencia Kundër Korrupsionit, dhe Policia e Kosovës. Në këtë aspekt, Auditorja e Përgjithshme ka vlerësuar lartë përkrahjen e vazhdueshme që ZKA-ja ka pasur nga USAID-i në ngritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe vlerësimin profesional të rasteve të mundshme të mashtrimit të hasura gjatë procesit të auditimit. Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga zyra e UNDP-së, e kanë uruar znj. Spanca për marrjen e detyrës si dhe e kanë njoftuar lidhur me asistencën teknike që ofron projekti SAEK III në luftën kundër korrupsionit. Në këtë takim, palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm dhe përkrahjen e ZKA-së në forcimin dhe koordinimin e bashkëpunimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ofrimin e trajnimeve me interes për ZKA-në si dhe organizimin e tryezave të përbashkëta me qëllim të rritjes së ndikimit për menaxhim me të mirë të financave publike.
Lexo më shumë