Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/4/2021 4:45:41 PM

Tema me interes publik do të auditohen nga ZKA-ja në sezonin e ri auditues

Forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të Qeverisë dhe të entiteteve të sektorit publik vazhdon të jetë në fokus të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit edhe në këtë sezon të auditimit. Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, në sezonin auditues 2021/2022, ka vendosur të kryej auditime të performancës dhe të pajtueshmërisë në disa institucione dhe ndërmarrje publike të rëndësishme për Kuvendin e Kosovës dhe në interes të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Kryerja e këtyre auditimeve është e rëndësishme dhe me interes publik, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga virusi Covid-19, dhe sado sfiduese të jetë kjo për  ZKA-në. ”Ndikimet e auditimit mund të mos vërehen menjëherë, por të kesh auditime aktuale mund të ndihmojnë vendin që të rimëkëmbet nga kriza”  thekson Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. Krahas auditimeve tjera të performancës dhe të pajtueshmërisë, në këtë sezon auditues do të bëhen edhe auditimet në vijim:

  • Auditimi i performancës financiare dhe operative e NP-së “Trepça”;
  • Auditimi i projekteve kapitale për investimet të kryera nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës- NP-së KOSST Sh. A;
  • Auditimi i kontratave publike në Korporatën Energjetike të Kosovës- NP-së KEK; dhe
  • Auditimi i fondeve publike në Radio Televizionin e Kosovës me theks në aspektin e burimeve njerëzore përfshirë: stafin e rregullt, angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe kontraktimin e programeve vendore; dhe
  • Auditimi i projektit kapital “Bashkimi i qytetit” në Komunën e Ferizajt.
Auditimet janë përzgjedhur bazuar në rëndësinë materiale dhe sociale, treguesit e problemeve dhe vlerësimet e rrezikut, interesit publik, ndikimit në zhvillimin ekonomik, prokurimin publik dhe raportimeve nga mediat. Qëllimi i këtyre auditimeve është të vlerësojë nëse institucionet dhe ndërmarrjet publike kanë arritur rezultate të mira, dhe shfrytëzimi i parasë publike nga transmetuesi publik është në pajtim me kornizën ligjore dhe në interes të taksapaguesve. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, lidhur me këtë ka deklaruar se përmes këtyre auditimeve synohet forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të Qeverisë dhe të entiteteve tjera të sektorit publik që fondet publike t’i shpenzojnë në mënyrë ekonomike, me efektivitet dhe efikasitet.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UNDP dakordohen për bashkëpunim të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UNDP dakordohen për bashkëpunim të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Drejtorin e  Departamentit  për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Safet Berisha, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga Projekti SAEK III në kuadër të UNDP-së në Kosovë, Dardan Koçani dhe Rrezearta Reka dhe Albert Avdiu. Znj. Spanca ka informuar të pranishmit lidhur me mandatin dhe punën e ZKA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit me organet e drejtësisë dhe organizmat përkatëse për luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit siç janë Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Agjencia Kundër Korrupsionit, dhe Policia e Kosovës. Në këtë aspekt, Auditorja e Përgjithshme ka vlerësuar lartë përkrahjen e vazhdueshme që ZKA-ja ka pasur nga USAID-i në ngritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe vlerësimin profesional të rasteve të mundshme të mashtrimit të hasura gjatë procesit të auditimit. Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga zyra e UNDP-së, e kanë uruar znj. Spanca për marrjen e detyrës si dhe e kanë njoftuar lidhur me asistencën teknike që ofron projekti SAEK III në luftën kundër korrupsionit. Në këtë takim, palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm dhe përkrahjen e ZKA-së në forcimin dhe koordinimin e bashkëpunimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ofrimin e trajnimeve me interes për ZKA-në si dhe organizimin e tryezave të përbashkëta me qëllim të rritjes së ndikimit për menaxhim me të mirë të financave publike.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme e vlerëson domethënës fillimin e zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik

Auditorja e Përgjithshme e vlerëson domethënës fillimin e zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga USAID në bashkëpunim me KRPP-në, me rastin e fillimit të zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik. Me këtë rast znj. Spanca, ka theksuar se proceset e prokurimit publik në Kosovë janë shumë të rëndësishme, marrë parasysh që pjesa dërmuese e buxhetit shpenzohet përmes këtyre proceseve. Ajo tha se në fokus të auditimeve të ZKA-së në vazhdimësi është fusha e prokurimit publik, dhe se po të zbatoheshin me kohë rekomandimet e auditimit, menaxhimi me paranë publike do të përmirësohej dukshëm. Auditorja e Përgjithshme më tutje ka theksuar se mirëpret angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtar për përmirësimin e mëtejshëm në këtë fushë dhe se reformat që janë bërë viteve të fundit janë ndikojnë në forcimin e kontrollit dhe përmirësimit të procedurave të prokurimit publik. Në veçanti znj. Spanca ka shprehur mirënjohje të veçantë për USAID - TEAM për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin e tyre domethënës në avancimin e prokurimit publik në Kosovë dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në këtë fushë.  
Lexo më shumë