Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/22/2021 6:28:19 PM

ZKA-ja dhe UN Women do të angazhohen për fuqizimin e rolit të femrës në Kosovë

Auditorja e Republikës së Kosovës Vlora Spanca, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Arvita Zyferi Hashani dhe zyrtarja për barazi gjinore Shqipe Hetemi, kanë pritur të premten në takim shefen e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi dhe menaxheren e programit, Linda Sanaja Ukmata me të cilat kanë biseduar për mundësitë dhe rolin e organizatave të tyre me qëllim të rritjes së ndikimit në fuqizimin e rolit të femrës në Kosovë. Në këtë takim, Auditorja e Përgjithshme, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit qëndron mirë sa i përket aspektit të barazisë gjinore, dhe se mund të shërbejë si shembull për institucionet tjera. Ajo ka theksuar se ZKA-ja aktualisht ka 167 punonjës, prej tyre 87 janë femra apo 52.09 për qind si dhe 80 meshkuj apo 47.90 për qind. Po ashtu gati edhe gjysma e pozitave udhëheqëse në nivele të ndryshme të organizatës përfaqësohen nga femrat. “Përfaqësimi i gjinisë femërore nëpër pozita drejtuese në Zyrën Kombëtare të Auditimit është mjaft i kënaqshëm”, është shprehur Spanca. Ndërsa ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të ZKA-së për thellimin e bashkëpunimit me UN Women në Kosovë përmes aktiviteteve të ndryshme me qëllim të avancimit të drejtave të femrave. Nga ana tjetër shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi, e ka uruar Auditoren e Përgjithshme për marrjen e detyrës si dhe vlerësuar rolin e ZKA-së në promovimin e politikave transparente, sidomos në lidhje me monitorimin e perspektivës gjinore dhe llogaridhënien në këtë fushë. Znj. Nushi e ka njoftuar Auditoren e Përgjithshme Vlora Spanca se Kosova që nga qershori i vitit 2020  është pjese e projektit rajonal  për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor në Kosovë në kuadër të Programit rajonal “Transformative Financing for Gender Equality towards more Transparent, Inclusive and Accountable Governance in the Western Balkans” i financuar nga SIDA e ku përfshihet edhe Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia.  Ajo ka bërë me dije se në kuadër të këtij Programi,  Zyra e Auditorit te Përgjithshëm do të jetë  një nga partnerët kyç me të cilin do të bashkëpunojë UN Women në tri vitet e ardhshme.  Zbatimi i Programit parasheh një serë aktivitetesh të ndryshme me Institucionet Supreme të Auditimit  nga vendet e rajonit me qëllim të shkëmbimit praktikave më të mira. Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca është zotuar se do të ketë bashkëpunim dhe përkrahje nga Zyra Kombëtare e Auditimit për zbatimin e këtij projekti.    

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vazhdon bashkëpunimi me SIGMA-n në funksion të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale të ZKA-së

Vazhdon bashkëpunimi me SIGMA-n në funksion të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale të ZKA-së

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm, Ilir Salihu dhe udhëheqësen e Departamentit për Bashkëpunim dhe Komunikim Qendresa Mulaj, kanë pritur në takim përfaqësuesit e SIGMA-s, Alastair Swarbrick dhe Pilar Ormijana. Znj. Spanca i ka informuar mysafirët lidhur me zhvillimet aktuale në ZKA dhe planet afatgjate. Ajo i ka njoftuar përfaqësuesit e SIGMA-s me portofolin e auditimit të ZKA-së, nevojën për inicimin e ndryshim-plotësimit të ligjit të ZKA-së, përgatitjet për fillimin e procesit të hartimit të planit të ri strategjik, etj. Auditorja e Përgjithshme ka vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme që ZKA-ja ka pasur nga SIGMA në kuadër të aktiviteteve në Rrjetin e Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e kapaciteteve profesionale të këtyre institucioneve. Përfaqësuesit e SIGMA-s e kanë uruar znj. Spanca për marrjen e detyrës si dhe e kanë njoftuar lidhur me asistencën teknike që mund të ofrojnë në fusha të caktuara, e sidomos në procesin e planifikimit strategjik dhe shqyrtimin e legjislacionit. Në këtë takim, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale të ZKA-së dhe të rritjes së ndikimit në menaxhimin më të mirë të financave publike në Kosovë.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit fillon sezonin e ri auditues 2021/22

Zyra Kombëtare e Auditimit fillon sezonin e ri auditues 2021/22

Me rastin e fillimit të sezonit të ri auditues 2021/22 të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka takuar drejtorët e departamenteve të auditimit nga të cilët ka kërkuar që t’i përmbushin obligimet e parapara në planin e punës. Znj. Spanca ka përgëzuar drejtorët e zgjedhur të departameneve të auditimit duke ju ofruar mbështetjen e saj për realizimin me sukses të planit auditues për të cilin ka thënë se është shumë voluminoz dhe premtues. “Para vetës kemi shumë punë për të bërë, por kam besim në ju dhe se bashku do të t’ia dalim që të permbushim obligimin ligjor duke kryer auditime të rëndesishme dhe cilesore. Jam e bindur se me një ekip të tillë, suksesi nuk do të mungojë”, është shprehur Spanca, duke kërkuar që sa më parë të përcillen të gjitha letër angazhimet në entitetet  që do t’i nënshtrohen procesit të auditimit. Nga ana tjetër drejtorët e departameneteve të auditimit të ZKA-së, kanë falenderuar Auditoren e Përgjithshme për besimin e dhënë si dhe janë zotuar se do t’i kryejnë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet të lartë të gjitha obligimet që dalin nga plani i auditimeve për sezonin 2021 – 2022 me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të parasë publike në vendin tonë. Pas miratimit të planit të auditimit për sezonin 2021/22 nga Auditorja e Përgjithshme, është bërë edhe shpërndarja e të gjithë auditorëve që do të përmbushin detyrat e parapara me këtë plan.
Lexo më shumë