Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/26/2021 9:30:38 AM

Auditorja e Përgjithshme takohet me përfaqësuesit e FMN-së, diskutojnë për aktivitetet e ZKA-së në veçanti për çështjet e identifikuara në auditimet e shpenzimeve për Covid 19

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka mbajtur takim virtual me z. Gabriel Di Bella, shef i misionit të FMN-së në Kosovë dhe me përfaqësuesit tjerë të FMN-së pjesë e misionit konsultues, të cilët i ka informuar për rezultatet e auditimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2020,  për planet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin auditues 2020/21 si dhe për rezultatet e auditimit të shpenzimeve publike lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid 19. Nga ana tjetër përfaqësuesit e FMN-së kanë shprehur interesim të veçante për çështjet e identifikuara në auditimin e performancës për pandeminë Covid 19, raport ky i cili pritet të publikohet së shpejti nga ZKA-ja. Takimi është realizuar në kuadër të takimeve të rregullta që mbajnë FMN-ja dhe ZKA-ja me qëllim të konsultimit dhe koordinimit të nevojshëm për rritjen e  llogaridhënies dhe transparencës lidhur me menaxhimin e fondeve publike në Kosovë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Performanca e Zyrës Kombëtare të Auditimit do të vlerësohet sipas metodologjisë së INTOSAI-t

Performanca e Zyrës Kombëtare të Auditimit do të vlerësohet sipas metodologjisë së INTOSAI-t

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca ka caktuar ekipin që do të ndjekë Programin profesional për Kornizën për Matjen e Performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA), të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim (IDI) organ i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Korniza e INTOSAI-t për matjen e performancës së ISA-ve, iu ofron atyre metodologjinë për të vlerësuar në mënyrë vullnetare performancën e tyre kundrejt standardeve ndërkombëtare të auditimit, kuadrit ligjor të vendit dhe praktikave të mira ndërkombëtare të vendosura për auditimin e jashtëm publik. Për të siguruar se Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, si institucion suprem i auditimit, i kryen detyrat e saj në përputhje me mandatin kushtetues e ligjor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të jashtëm, Auditorja e Përgjithshme znj.Vlora Spanca ka vlerësuar se është e rëndësishme që të bëhet një vlerësim i tillë dhe për këtë qëllim ka themeluar ekipin në përbërje të: Qëndresa Mulaj, udhëheqëse e ekipit, Edona Abazi Demolli, Saranda Husaj Baraliu dhe Dafina Strana Ujkani, anëtarë të ekipit. Procesi i vlerësimit do të bëhet në mënyrë të pavarur nga ekipi i ZKA-së, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të zyrtarëve të IDI të INTOSAI-t. Rezultatet e vlerësimit do të shërbejnë si udhëzime për planifikimin strategjik të ZKA-së, për periudhën e ardhshme trivjeçare.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca zhvillon vizitë zyrtare në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca zhvillon vizitë zyrtare në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Në datat 27 dhe 28 tetor 2021, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca bashkë me delegacionin nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Qerkin Morina, Emine Fazliu, Zukë Zuka dhe Ramadan Gashi kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Me këtë rast delegacioni nga Kosova u pritë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, i cili falënderoi kolegët nga Kosova për vizitën e tyre, duke shprehur vullnetin e plotë për thellim të bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të përvojave profesionale në mes të KLSH-së dhe ZKA-së. Znj. Spanca nga ana e saj falënderoi kryetarin Shehu për mikpritjen dhe vlerësoi frymën pozitive të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në këtë takim u bisedua për veprimtarinë audituese mes dy institucioneve homologe, për menaxhimin e parasë publike nga ana e institucioneve të shtetit në të dyja vendet, me theks të veçantë për auditimin e përdorimit të fondeve publike për pandeminë Covid-19. Gjithashtu nga ana e palës mikpritëse u trajtua edhe tematika mbi auditimin e fondeve të akorduara për ri-ndërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kreret e të dyja institucioneve supreme të auditimit u zotuan që niveli i bashkpunimit të thellohet në shkembimin e përvojave dhe auditimeve të përbashkta në fusha të ndryshme me interes publik. Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca e ftoi Kryetarin Shehu për një vizitë zyrtare në Zyren Kombëtare të Auditimit.
Lexo më shumë