Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/1/2021 4:54:32 PM

Auditorja e Përgjithshme e vlerëson të rëndësishëm vazhdimin e bashkëpunimit me shoqatat profesionale

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu kanë pritur të mërkurën në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Ardiana Bunjaku. Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në mes të ZKA-së dhe shoqatave profesionale, në këtë rast me ShKÇAK-n, duke thënë se ky nivel i bashkëpunimit do të avancohet edhe më tutje. Znj. Spanca ka bërë me dije se një ndër prioritetet kryesore të ZKA-së mbetet trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore, proces ky që i kontribuon rritjes së cilësisë së punës. Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Ardiana Bunjaku, fillimisht ka uruar znj. Spanca për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrë Kombëtare të Auditimit, si dhe ka shprehur gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit përmes programeve certifikuese si dhe shkëmbimit të përvojave e praktikave më të mira në fushën e trajnimeve dhe zhvillimeve profesionale me fokus të theksuar në ngritjen e kapaciteteve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca uron homologun Arben Shehu për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca uron homologun Arben Shehu për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Në prag të shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 109-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu. “Në emrin tim personal dhe në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit dhe 109-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Gjatë vizitës sime të fundit në Kontrollin e Lartë të Shtetit u ndjeva tejet e nderuar me mirëpritjen vëllazërore dhe nivelin më të lartë të partneritetit bilateral dhe miqësisë në mes të institucioneve tona”, është thënë ndër të tjera në urimin e znj. Spanca. Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca ka rikonfirmuar përkushtimin personal dhe institucional për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy institucioneve. “Njëkohësisht, jam e bindur se lidhja natyrale mes vendeve tona dhe interesi i përbashkët profesional dhe kombëtar na çon drejtë avancimit të qëndrueshëm të bashkëpunimit në mes institucioneve tona në të gjitha fushat e interesave të përbashkëta.  Edhe një herë, në këtë ditë të veçantë, ju shpreh urimet më të mira për mirëqenien tuaj dhe kolegëve të KLSh-së, si dhe atë të popullit shqiptar!”, është theksuar në urimin e Auditores së Përgjithshme dërguar homologut të saj shqiptar Arben Shehu.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca u prit në takim nga Kryeministri Albin Kurti

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca u prit në takim nga Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur të enjten në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca. Me këtë rast kryeministri Kurti ka shprehur mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik. Gjithashtu z. Kurti  ka theksuar përkushtimin e tij për zbatimin e rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike. Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca e ka njoftuar kryeministrin e vendit Albin Kurti lidhur me planin auditues të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2021-2022, duke shprehur përkushtimin e saj se do të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Po ashtu gjatë këtij takimi znj. Spanca ka ritheksuar kërkesën për akomodimin e ZKA-së në objekt publik meqë aktualisht është duke operuar në një pronë private. Auditorja e Përgjithshme ka thënë se operimi i ZKA-së në një objekt publik do të mundësonte që paratë e dedikuara për qiradhënie do të ishin shfrytëzuar për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj.
Lexo më shumë