Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/16/2025 7:21:00 PM

Përvoja e ZKA-së për auditimet e TI-së prezantohet në nivel ndërkombëtar në gazetën e EUROSAI-t

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e Republikës së Kosovës që nga viti 2022 është anëtare aktive e Grupit Punues të EUROSAI-t për Teknologjinë e Informacionit (ITWG), i cili ka publikuar edicionin e fundit të gazetës  pjesë  e të cilit është edhe artikulli për përvojën e ZKA-së në auditimet e teknologjisë së informacionit.

 

Artikulli i titulluar “KOSOVA: Pikat kryesore të auditimit të TI-së nga ISA e  Kosovës” trajton gjetjet kryesore nga auditimi i teknologjisë së informacionit “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik”, duke ofruar një analizë të qeverisjes së TI-së, sigurisë së informacionit dhe kontrolleve të aplikacioneve.

 

Publikimi i këtij artikulli dëshmon përkushtimin e ZKA-së për të kontribuar në avancimin e auditimit të teknologjisë së informacionit dhe për të ndarë përvojat me Institucionet Supreme të Auditimit në rajon dhe më gjerë, por gjithashtu ndërton ura komunikimi me një audiencë më të gjerë, siç janë kolegët në EUROSAI dhe komuniteti global i profesionistëve të auditimit të TI-së. Ky angazhim pasqyron rolin aktiv të ZKA-së në ITWG dhe përkushtimin për përmirësimin e qeverisjes dhe sigurisë së sistemeve të TI-së si dhe kontribuon në ndarjen e njohurive, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit profesional ndërkombëtar. Artikullin e plotë mund ta gjeni këtu. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 ZKA-ja nis vitin me trajnime për rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë në auditim

ZKA-ja nis vitin me trajnime për rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë në auditim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur vitin 2025 me një plan të avancuar trajnimesh, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e cilësisë së auditimeve. Përmes trajnimeve të planifikuara për muajin janar, stafi i ZKA-së do të përgatitet për të përmbushur standardet më të larta profesionale në auditimet financiare, të pajtueshmërisë dhe performancës.

 

Programi trajnues përfshin tema kyçe si Letër konfirmimet e jashtme (SNISA 505), Opinionet e auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë, Mostrimi në auditim përmes softuerit IDEA, Fazat e planifikimit dhe raportimit të auditimeve të pajtueshmërisë, Vlerësimi i auditimit të brendshëm (SNISA 610) si dhe Rishikimi analitik (Procedurat analitike substanciale).  

 

Po ashtu trajnimet synojnë përmirësimin e aftësive praktike në përdorimin e gjuhës së thjeshtë, avancimin në Excel, aplikimin e softuerit SITA dhe monitorimin e projekteve kapitale përmes Programit për Investime Publike (PIP). 

Lexo më shumë
ZKA-ja fokusohet te zhvillimi i aftësive për udhëheqje, menaxhim dhe komunikim të brendshëm

ZKA-ja fokusohet te zhvillimi i aftësive për udhëheqje, menaxhim dhe komunikim të brendshëm

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë (ZKAS), në datat 16 – 22 janar 2025, janë zhvilluar dy punëtori, trajnime dhe sesione konsultuese për zhvillimin e aftësive për udhëheqje, menaxhim dhe komunikim të brendshëm, nga ekspertët e ZKA-së së Suedisë, Tinna Bondestam dhe Jonas Ablad. 

 

Më 16 dhe 17 janar 2025 u mbajt punëtoria me menaxhmentin e lartë  për zhvillimin e udhëheqjes strategjike dhe komunikimit të brendshëm. Diskutimet e menaxhmentit u përqëndruan te ndikimi i strukturës së re organizative, qasja strategjike për harmonizimin me udhëzuesin e komunikimit të brendshëm dhe balancimi mes ambicieve dhe rezultateve praktike.

 

Po ashtu, më 21 janar 2025, u mbajt punëtoria njëditore për menaxhim me drejtorët e ZKA-së, ku u trajtuan  përgjegjësitë dhe sfidat që ndikojnë në zhvillimin e ekipeve si dhe përfaqësimi dhe komunikimi efektiv si menaxherë të nivelit të mesëm. Diskutimet u mbështetën në strategjitë dhe udhëzimet e brendshme të komunikimit dhe pjesëmarrësit punuan në grupe të vogla duke ndarë përvojat e tyre si dhe zhvilluan qasje praktike për adresimin e sfidave.

 

Gjithashtu në datat 20-21 janar 2025 u mbajt trajnimi për trajnerë mbi përdorimin e gjuhës së thjeshtë në hartimin e raporteve. Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i rolit të ambasadorëve për të promovuar dhe zbatuar gjuhën e thjeshtë. Pjesëmarrësit mësuan teknika efektive për shkrim dhe komunikim të qartë, duke u bazuar në shembuj praktikë dhe duke shkëmbyer ide për t’a integruar gjuhën e thjeshtë si pjesë të kulturës organizative.

 

Gjatë kësaj kohe janë mbajtur edhe sesione konsultuese individuale me qëllim të ofrimit të mbështetjes profesionale nga ekspertët suedezë për çështje me interes të veçantë të zhvillimit.

 

Lexo më shumë