Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/14/2011 11:13:07 AM

Qasje në Dokumentet Publike

Njoftim 

 

Doni të keni qasje në Dokumentet Publike? Ju lutem na kontaktoni në:

 

Ilire Daija-Buza

 

Tel: +381 38 2535 121

 

ilire.daija@oagks.org

 

ose

 

Qëndresa Mulaj

 

Tel: +381 38 2535 262

 

qendresa.mulaj@oagks.org

 

 

 

Ne jemi të përkushtuar për transparencë dhe do ju asistojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë vizitoi ZAP-in

Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë vizitoi ZAP-in

Në datat 17 dhe 18 janar një delegacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë vizitoi ZAP-in.

Kryetari i KLSH-së z. Robert Çeku ishte drejtues i delegacionit, ndërsa shoqërohej edhe nga znj. Elvana Tivari - Drejtoreshë e Departamentit Ligjor, z. Dedë Trieshi – Drejtor i Departamentit të Kontrollit të Ministrive dhe të buxhetit, znj. Anila Halili – Drejtoreshë në Departamentin për çështje Ekonomike dhe Burime Njerëzore, z. Islam Mana – Drejtor në Departamentin e të Hyrave Shtetërore, si dhe zj. Evis Pustina Drejtoreshë e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Jashtë.

Në agjendë ishin përvojat dhe sfidat për zhvillimin e Menaxhimit të Cilësisë dhe të Auditimit të Performancës. Gjithashtu është diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimit.

z. Çeku si dhe Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson kanë shprehur rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dyja institucioneve. Pavarësisht dallimeve në kontekst dhe qasjeve, të dyja institucionet përballen me sfida ku këmbimi i përvojave mund ta hap rrugën për zgjidhje të realizueshme.

U arrit një marrëveshje ku si pikënisje e marrëdhënieve të mëtutjeshme është adresimi i:

  • Marrëdhënie këshilluese të dyanshme në fushën e legjislacionit dhe të auditimit, dhe
  • Standardizimi i gjuhës në fushën e ekonomisë, kontabilitetit dhe auditimit. 

Z. Robert Çeku Kryetar i KLSH-së  dhe Z. Lage Olofsson, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës 


Lexo më shumë
Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë

Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë

Në mes të shkurtit, Auditori i Përgjithshëm, sponsorizuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), ftoi një gamë të gjerë të hisedarëve për diskutim në lidhje me besimin,llogaridhënien dhe përgjegjësinë.

Përfaqësues nga Kuvendi, Qeveria, Media dhe Shoqëria Civile prezantuan pikëpamjet e tyre mbi gjendjen e tanishme dhe mbi atë si të zhvillohet kjo situatë.

Z. Lage Olofsson, Auditori i Përgjithshëm përmendi kornizën e llogaridhënies dhe ndau përvojën e tij në ndërtimin dhe implementimin e kësaj kornize. Krijimi i besimit në sektorin publik, si një ofrues i shërbimeve për qytetarët, kërkon një vetëdije të qartë se paratë e taksapaguesve u janë besuar, përgjegjshmëri tek politikanët dhe burokracia, dhe që këto struktura të vihen para përgjegjësisë për përdorimin e buxhetit dhe rezultatet e krijuara. Faktori nismëtar këtu është të krijohet llogaridhënia menaxheriale në praktikë. 

Z. Haki Shatri, ish kryesuesi i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP), foli për përvojën e tij brenda këtij komisioni si dhe bashkëpunim me ZAP. Vet ekzistenca e funksionimit të një Komisioni është mjet i rëndësishëm për vënien e Qeverisë para përgjegjësisë. Mbetet shumë për t'u bërë. U theksua nevoja e fokusimit mbi rezultatet në vend të kontributit të dhënë. 

Z. Bedri Hamza, ish- zëvendës ministri dhe tani ministri i financave adresoi masat e marra me qëllim të forcimit të Menaxhimit të Financave Publike si dhe të raportimit. Ai shtoi se duhet tu kushtohet më shumë vëmendje komunave për të përmirësuar mënyrën e raportimit. Z. Hamza gjithashtu theksoi dobinë e një qasjeje të re të bashkëpunimit në mes të shpenzuesve buxhetor, Qeverisë, ZAP përbrenda agjendës së reformave. 

Z. Artan Venhari nga KIPRED foli për bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile dhe ZAP si dhe për atë se si një gjë e tillë mund të zhvillohet më tej. Shoqëria civile është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e llogaridhënies e cila duhet të mbështetet dhe ruhet. Auditimet e prodhuara nga ZAP duhet të përdoren nga shoqëria civile për të nisur debate informuese dhe për hartimin ë politikave më të mira në shërbim të popullit përmes përdorimit më efikas dhe efektiv të parave publike. 

Z. Lawrence Marzouk nga Prishtina Insight adresoi mundësitë e mediave për të qenë një shtyllë e rëndësishme e llogaridhënies. Auditimi duhet të përdoret si një kontribut për gazetarinë hulumtuese. Bazuar në përvojën e tij, ai dha një shembull të qartë se si kjo mund të funksionojë dhe se si media mund të zhvillohet duke përdorur mundësitë e qasjes në informata publike. 

Përfaqësuesi i ICO-së, z. Andrea Capussela, tregoi një odise historike të llogaridhënies duke e ndërlidhur atë me gjendjen aktuale në Kosovë. 

Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve, paneli diskutoi dhe u përgjigj një mori pyetjesh të rëndësishme të bëra nga pjesëmarrësit. 

Në fund, Auditori i Përgjithshëm bëri një përmbledhje të vet ngjarjes. Ai theksoi se u krijua një arenë, ku nyje të ndryshme të strukturës së llogaridhënies mund të takohen dhe diskutojnë se si do të mund të forcohej një qeverisje e mirë. Nevojiten arena të tjera debati. Për të bashkëpunuar - bazuar në një kuptim të qartë dhe respektimit të roleve të ndryshme - është mënyra të cilën duhet ndjekur. Ne duhet të përdorim burimet e pakta me mjeshtëri e jo ti harxhojmë kot. Ne duhet të jemi në gjendje të përqendrohemi në rezultate si dhe ti tregojmë ato. Ne duhet të zhvillohemi dhe të përdorim shembuj të mira për frymëzim dhe pikë referimi . Në këtë mënyrë ne mund të ndërtojmë besimin në sektorin publik. 

 

Lexo më shumë