Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/16/2022 11:12:04 AM

Ftesë

Zyra Kombëtare e Auditimit,  fton në tryezë pune, organizatat e shoqërisë civile, shoqatat profesionale, dhe donatorët, me qëllim të trajtimit dhe identifikimit të temave me interes për auditimet e performancës për sezonin auditues 2022/2023. Përmes këtij diskutimi, ZKA-ja dëshiron të marrë sugjerimet tuaja që pastaj përmes auditimit të mund të identifikojë sfidat dhe mangësitë me të cilat ballafaqohet administrata publike në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Tryeza “Fuqizimi i bashkëpunimit mes ZKA-së dhe shoqërisë civile për të rritur ndikimin e auditimit në institucionet publike”

do të mbahet:

Me datë: 22 qershor 2022

Ora: 09:45-13:00

Vendi: Hotel Prishtina

Prishtinë

Ju lutem për konfirmimin tuaj më së largu deri me 20 qershor 2022 në adresën: shqipe.hetemi@oagks.org

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja dhe KLSH-ja me auditim paralel në fushën e teknologjisë së informacionit

ZKA-ja dhe KLSH-ja me auditim paralel në fushën e teknologjisë së informacionit

Një delegacion i auditorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSH) në përbërje të znj. Elira Cukalla, z. Benard Haka dhe z. Blerim Shkurti kanë qëndruar për vizitë dyditore (më datën 9 dhe 10 qershor) në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite dhe takimeve të përbashkëta ishte diskutimi dhe dakordimi për realizimin e një auditimi paralel në fushën e Teknologjisë Informative për sistemet e informacionit të ujësjellësve në të dyja vendet. Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditoren e Përgjithshme, Myrvete Gashi, dhe drejtorin e Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, Samir Zymberi,  i kanë mirëpritur auditorët e KLSH-së në një takim të veçantë. Me këtë rast, znj. Spanca, ka falënderuar KLSH-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe mbështetjen e dhënë për auditimet në fushën e teknologjisë së informacionit. Auditorja e Përgjithshme është shprehur optimiste se intensifikimi i bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe KLSH-së, do të jap rezultate në përafrimin e metodologjisë së auditimit mes dy institucioneve dhe do të luaj rol në përmirësimin e menaxhimit të sistemeve të informacionit për ujësjellësit. Rrjedhimisht, kjo do t’i kontribuojë agjendës së gjelbërt te të dyja vendeve. “Mirëpres kryerjen e këtij auditimi paralel midis KLSH-së dhe ZKA-së në fushën e auditimit të TI-së në sistemet e informacionit në ujësjellësit e përzgjedhur nga të dy palët. Ky auditim do të jetë një mundësi jashtëzakonisht e mirë dhe fillim i mbarë për forcimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm siç jemi dakorduar me homologun tim z. Arben Shehu gjatë vizitës time në KLSH dhe vizitës së tij në ZKA”, ka deklaruar Spanca. Ekipet e auditimit nga të dyja institucionet, përgjatë dy ditëve kanë zhvilluar takime dhe sesione pune për shkëmbimin e ideve dhe përvojave rreth sistemeve të informacionit të përdorura në kompanitë e ujësjellësve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri, me qëllim që këto të shërbejnë për vendosjen e fushëveprimit dhe objektives së auditimit si dhe harmonizimit të punës së mëtutjeshme. Vizita është përmbyllur me dakordimin për planin e aktiviteteve të ardhshme dhe objektiven e auditimit paralel për sistemet e informacionit të ujësjellësve në të dy vendet.  
Lexo më shumë
ZKA-ja organizon aktivitetin e përvitshëm të dhurimit të gjakut

ZKA-ja organizon aktivitetin e përvitshëm të dhurimit të gjakut

Me iniciativë të Sindikatës së Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe me përkrahjen e menaxhmentit, si dhe në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të martën në ambientet e ZKA-së është organizuar aktiviteti  i përvitshëm i dhurimit të gjakut. Në kuadër të shënimit të Javës për dhurim të gjakut si dhe me moton “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë” në mënyrë vullnetare dhjetëra punonjës të ZKA-së kanë dhuruar gjak. Punonjësit e ZKA-së më këtë rast kanë shprehur gatishmërinë për t’u solidarizuar me të gjithë ata që kanë nevojë për marrje të dozave të gjakut, duke kontribuar kështu sado pak për shërimin e tyre. Drejtuesit e Sindikatës së ZKA-së kanë falënderuar të gjithë punonjësit për realizimin me sukses të këtij aktiviteti human. Aksioni i ZKA-së për dhurimin e gjakut është mirëpritur dhe përshëndetur nga zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Aktiviteti human për dhurimin e gjakut në ZKA tashmë është bërë traditë meqë ky institucion organizon tash e disa vjet me radhë këtë aktivitet.
Lexo më shumë