Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/28/2022 12:11:29 PM

Sqarim për publikun lidhur me shkrimin e publikuar nga Gazeta Online Insajderi: Vlojnë denoncimet për skandale - si u bë që Auditori i Jashtëm ta kursejë Fondin e Sigurimeve

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate për media njofton opinionin publik se demanton në tërësi deklaratat lidhur me pretendimet për ndërhyrjen në punën audituese të Zyrës Kombëtare të Auditimit të publikuara nga Gazeta Online Insajderi në artikullin “Vlojnë denoncimet për skandale - si u bë që Auditori i Jashtëm ta kursejë Fondin e Sigurimeve” dhe të transmetuara në emisionin InDoks “Fondi i dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu”.

Lidhur me këto deklarata, njoftojmë publikun se zyrtari në fjalë, Valbon Bytyqi, nuk është i punësuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ai ka lëshuar punën në ZKA në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë lloj angazhimi me ZKA-në.

Auditori i Përgjithshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar i shtetit i rregulluar më Kushtetutë dhe Legjislacionin tjetër përkatës. Procesi i auditimit zhvillohet tërësisht i bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit për Institucionet Supreme të Auditimit, Kodin etik dhe praktikat më të mira të njohura ndërkombëtarisht. Në bazë të tyre dhe mekanizmave rigoroz të kontrolleve të shumëfishta të ndërtuara në ZKA, në plotni sigurohet punë e pavarur, objektive dhe cilësore e auditimit duke përjashtuar çdo ndërhyrje nga cilado palë e jashtme apo e brendshme. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra ka nevojë për përmirësim

Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra ka nevojë për përmirësim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. Objektivë e këtij auditimi ishte të vlerësojmë nëse sistemi i licencimit të hidrocentraleve është menaxhuar si duhet, ofron transparencë dhe siguron mbrojtje të ujërave dhe mjedisit përmes zbatimit të kritereve për licencim nga hidrocentralet e njëkohësisht janë arritur caqet/synimet për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme. Subjektet e auditimit ishin Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përderisa në nivel lokal, subjekt i auditimit ishin Komuna e Deçanit, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Dragashit dhe Komuna e Shtërpcës. Ky auditim ka përfshirë periudhën 2016 – 2021, dhe ka konstatuar se institucionet e audituara kanë të vendosur një sistem të licencimit të hidrocentraleve i cili është funksional, megjithatë karakterizohet me mangësi të theksuara në zbatimin e kritereve, i cili nuk siguron shfrytëzim efikas të ujërave në vend dhe menaxhim e mbrojtje  të duhur të tyre dhe të mjedisit. Raporti thekson se ka mungesë të koordinimit të palëve për arritjen e caqeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, zbatimit të kritereve nga ZRRE-ja për licencimin e hidrocentraleve, mungesën e zbatimit të kritereve për mbrojtjen e mjedisit nga MMPHI-ja, dobësitë në përcjelljen e veprimtarisë së hidrocentraleve nga Inspektorati i MMPHI-së, dështimi në zbatimin e koncesionimit për dhënien e të drejtës ujore për shfrytëzim të ujit për prodhim, dështimi në hartimin e Planit për Menaxhimin e Pellgjeve, etj. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca,  lidhur me këtë auditim ka deklaruar se institucionet përgjegjëse duhet të sigurojnë se licencimi i hidrocentraleve bëhet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat ligjore, ofrojnë transparencë dhe sigurojnë mbrojtje të ujërave dhe mjedisit. Objektivat strategjike të përcaktuara lidhur me arritjen e caqeve/synimeve për prodhimin e energjisë së ripërtëritshmedhe duhet të monitorohen në mënyrë sistematike dhe aty ku është e nevojshme të merren masa për përmirësim. Koordinimi dhe bashkëpunimi mes insitucioneve publike është mëse i domosdoshëm me qëllim që të rritet llogaridhënia dhe transparenca si në menaxhimin e licencimeve e po ashtu edhe në mbrojtjen e mjedisit, përkatësisht ujërave. Për rregullimin e sistemit të licencimit të hidrocentraleve  dhe mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit është dhënë 1 rekomandim për Qeverinë e Kosovës, 2 rekomandime për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe 8 rekomandime për Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe inspektoratin e saj. Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegzë: https://bit.ly/3NiJdny
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme priti në takim Bordin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Auditorja e Përgjithshme priti në takim Bordin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur sot në takim Bordin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i kryesuar nga Osman Vishaj, Kryetar ku për qëllim kryesor kishte fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e prokurimit publik nga këndvështrimet e mandateve të dy institucioneve. Në takim u diskutuan çështje me interes e që kanë të bëjnë me fushën e prokurimit publik dhe mundësitë e ZKA-së dhe KRPP-së që përmes aktiviteteve të përbashkëta të ndikojnë në përmirësimin e menaxhimit të prokurimit publik dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Ndër çështjet kryesore që morën vëmendje të shtuar gjatë diskutimit në takim ishin, ndryshimi i Ligjit të prokurimit publik, prokurimi elektronik dhe përmirësimi i procesit të menaxhimit të kontratave. Procesi i menaxhimit të kontratave aktualisht nuk është i rregulluar mjaftueshëm përmes akteve ligjore dhe kjo po shkakton sfida të shumta në përmbushjen praktike të kontratave, prandaj kërkon nevojën për përfshirje më të gjerë në ndryshimet e Ligjit të prokurimit publik, u theksua në takim. Për shkak se autoritetet kontraktuese nuk po janë mjaftueshëm të përgjegjshme në këtë aspekt, shpesh herë moduli i sistemit elektronik e-prokurimi që është i dizajnuar enkas për menaxhim të kontratave publike po anashkalohet. Për pasojë,  për autoritetet  përgjegjëse për monitorim të aktiviteteve të prokurimit sikurse KRPP-ja por edhe ZKA-ja gjatë procesit të auditimit hasin në vështirësi në marrjen e informatave dhe përcjelljen e procesit në tërësi. Palët u dakorduan që të rritet bashkëpunimi në mes tyre dhe në të ardhmen të konkretizohet me trajnime, konferenca të përbashkëta dhe forma të tjera të ndërgjegjësimit, që kanë për synim të përmirësojnë në përgjithësi prokurimin publik në Kosovë. Përveç krerëve të të dy institucioneve, në takim morën pjesë nga ZKA edhe Zevendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ushtruesi i Detyrës se Departamentit të Auditimit të Prokurimit Arben Selimi, ndërsa nga KRPP, anëtarët e Bordit, Avni Sahiti dhe Fidane Spahija Gjikolli.
Lexo më shumë