Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/22/2022 5:16:48 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës më e besuara ndër institucionet e auditimit në rajon

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, ka publikuar Barometrin  Ballkanik për vitin 2022  ku janë prezantuar të dhënat nga hulumtimi i opinionit publik për qëndrimet e qytetarëve dhe bizneseve të vendeve të rajonit për çështjet socio-ekonomike dhe shoqërore që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme si dhe nivelin e besueshmërisë në institucionet publike dhe pavarësinë e tyre. Në kuadër të indikatorit matës për nivelin e besueshmërisë në institucionet publike, rezulton se Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës gëzon besimin më të lartë në nivel rajonal. Afërsisht tri të katërtat apo 74% e të anketuarve janë shprehur se i besojnë këtij institucioni krahasuar me 36% sa ka qenë në vitin 2020 sipas këtij Barometri. Ky është niveli më i lartë i besueshmërisë krahasuar me institucionet supreme të auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e Barometrit Ballkanik, poashtu tregojnë se 67% e qytetarëve të Republikës së Kosovës e perceptojnë Zyrën Kombëtare të Auditimit si institucion të pavarur nga ndikimi politik nga 32% sa ishte në vitin 2020. Barometri i Ballkanit ka matur gjithashtu përceptimin e qytetarëve në aspektin se sa institucionet publike përgjegjëse kanë shqyrtuar punën e Qeverisë për ta mbajtur atë përgjegjëse para qytetarëve. Edhe në këtë aspekt, ZKA-ja është vlerësuar mjaft pozitivisht nga të anketuarit. “Nga ana pozitive, Kosova kryeson edhe në këtë aspekt: 68% e të anketuarve (22% më shumë se në 2020) mendojnë se ZKA-ja është në gjendje të shqyrtojë punën e qeverisë”, është theksuar në raport. Zyra Kombëtare e Auditimit është e përkushtuar dhe në vazhdimësi angazhohet në përmbushjen e mandatit të saj kushtetues e ligjor për të rritur transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e administratës publike. Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Menaxhues i AKP-së, Arben Limani priti në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca

Drejtori Menaxhues i AKP-së, Arben Limani priti në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca

Me ftesë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sot u realizua një takim në mes AKP-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Arben Limani së bashku me dy zëvendës drejtorët menaxhues, znj. Valbona Dibra dhe z. Avni Jashari, pritën në takim Auditoren e Përgjithshme të  Republikës së Kosovës znj.Vlora Spanca, së bashku me Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm, z. Bezad Halilaj, Ndihmës Auditoren e Përgjithshme znj. Myrvete Gashi, dhe auditorin Ernes Beka. Drejtori menaxhues i AKP-së, Arben Limani, falënderoi Zyrën Kombëtare të Auditimit për Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 dhe për Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare të Fondeve në Mirëbesim të AKP-së për vitin 2021. Opinioni i auditimit për të dy auditimet e kryera është opinion i pamodifikuar. Drejtori menaxhues i AKP-së, z. Limani, në emër të AKP-së e njoftoi Auditoren e Përgjithshme se Plani i Zbatimit të Rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm është aprovuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së dhe do të dorëzohet brenda afatit ligjor dhe se të gjitha  gjetjet do të adresohen sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi. AKP vlerëson lart bashkëpunimin profesional të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe ndihmën që Zyra Kombëtare e Auditimit po jep në ngritjen e përgjegjësisë institucionale në përgjithësi dhe në veçanti në proceset e AKP-së duke dhënë rekomandime konkrete për adresimin e gjetjeve. Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë Kosovare te Privatizimit gjatë procesit të auditimeve dhe mirëpriti gatishmërinë e AKP-së për të adresuar rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.  
Lexo më shumë
ZKA-ja me Kod të ri të Etikës

ZKA-ja me Kod të ri të Etikës

Krahas punës audituese si dhe aktiviteteve të tjera,  Auditorja e Përgjithshme, ka miratuar Kodin e ri të Etikës dhe Mirësjelljes, i cili përfshin vlerat dhe parimet që udhëzojnë personelin e ZKA-së në kryerjen e detyrave dhe obligimeve kushtetuese e ligjore. Sjellja etike është komponent kyç për Institucionet Supreme të Auditimit në krijimin e një reputacioni pozitiv dhe ndërtimin e besueshmërisë me qytetarët, entitetet audituese dhe shoqërinë civile. Për të frymëzuar besueshmëri dhe kredibilitet në personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, një kod i etikës i ndërtuar mbi vlerat dhe parimet e Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit është parakusht në ruajtjen e reputacionit gjatë aktiviteteve të punës së personelit të ZKA-së. Kodi përmban katër pjesë kryesore si: Vlerat dhe parimet etike; Rregullat e mirësjelljes; Rreziqet dhe masat mbrojtëse; si dhe monitorimin e etikes. Kodi i Etikës është dokument i rëndësishme i cili shërben si udhëzues për përmirësimin e vazhdueshëm të sjelljeve  në punë dhe rritjen e integritetit profesional dhe moral në rrugëtimin e përbashkët për të kontribuar në sukses të  qëndrueshëm. Ky kod ka për qëllim të shmang veprime dhe sjellje subjektive, të anshme apo selektive dhe të pa mbështetur në parimet bazë të kryerjes se auditimit. Parimet etike për tu ndjekur dhe respektuar sipas Kodit nga punonjësit e ZKA-së janë: integriteti, pavarësia dhe objektiviteti, kompetenca, sjellja profesionale, si dhe transparenca. Ndër të tjera, ky dokument jep elemente dhe shembuj specifik për mirësjelljen në raste të dilemave etike me të cilat mund të ballafaqohet personeli i ZKA-së. Po ashtu Kodi parasheh udhëzime të nevojshme se si këto vlera dhe parime të ruhen në punët e përditshme si dhe në situata të veçanta që mund të paraqiten. Kodi parasheh edhe masat mbrojtëse dhe parandaluese individuale dhe institucionale për të shmangur rrezikun e sjelljeve joetike, sikurse janë: parandalimin e konfliktit të interesit; politika të rotacionit të personelit auditues; dhuratat dhe mikpritja; procedurat e sinjalizimit, etj. Më tej, për t’i reduktuar rreziqet mbi etikën, rol të veçantë ka edhe Komisioni i Etikës dhe Mirësjelljes, i cili ka  funksion këshillëdhënës, monitorues, pedagogjik dhe raportues lidhur me këtë Kod. Ky kod i dedikohet të gjithë personelit, auditorëve dhe të gjithë personave të tjerë që punojnë për ose në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e të cilët janë në çfarëdo mënyre të përfshirë në angazhimet audituese. Kodi i Etikës dhe Mirësjelljes së ZKA-së është hartuar si kërkesë e nenin 16 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe është bazuar në kërkesat e Deklaratës së Limës, Deklaratës së Meksikës si dhe në zbatim të kërkesave të SNISA 12 dhe 130, përmes të cilave përcaktohen përgjegjësitë e Institucionit Suprem të Auditimit për hartimin e kodit dhe aplikimin e tij me standarde të larta të integritetit dhe etikës.
Lexo më shumë