Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/28/2022 2:31:10 PM

USAID-i vazhdon mbështetjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës

Institucionet qendrore dhe lokale shprehin përkushtimin për të çuar përpara reformat në menaxhim të financave publike dhe prokurim publik Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe USAID-i, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e Projektit “Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës”. Nënshkrimi i këtij memorandumi pesëvjeçar është bërë të mërkurën në një ceremoni zyrtare nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Presidenti i DAI, LLC  Stephen Carpenter, ku të pranishëm kanë qenë edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ministra të kabinetit qeveritar, kryetar komunash, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Qëllimi i këtij Memorandumi është formalizimi i bashkëpunimit ndërmjet ZKA-së dhe DAI-t, si kontraktor që zbaton projektin “Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës” i financuara nga USAID-i. Përmes këtij Projekti, DAI do ta mbështesë ZKA-në në zhvillimin dhe forcimin e procesit të auditimit në Kosovë, me fokus të veçantë në: forcimin e operacioneve të Njësisë Kundër Mashtrimit; Forcimin e mekanizmave për llogaridhënie më të madhe për zbatimin e rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm; mbështetjen e ZKA-së për punën me Komisionet përkatëse të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të auditimit, etj. DAI dhe ZKA-ja janë të përkushtuar në zbatimin e këtij Memorandumi sipas parimeve të qeverisjes së mirë si: sundimi i ligjit, transparenca, llogaridhënia, efiçienca, efektshmeria, reagueshmeria, përfshirja dhe pjesëmarrja e qytetarëve. Memorandume Mirëkuptimi për menaxhimin e financave publike dhe prokurimit kanë nënshkruar edhe disa institucione të tjera, ku për pesë vitet e ardhshme SHBA-ja do t’i ndihmojë në zhvillimin dhe avancimin e proceseve në këto fusha. Përmes këtij projekti USAID-i do të jap përkrahje për institucionet e Kosovës në adresimin e sfidave për luftimin e korrupsionit dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies. Përfaqësuesit e  institucioneve të Kosovës të cilët kanë nënshkruar memorandumet e mirëkuptimit me USAID kanë vlerësuar lartë rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja me Kod të ri të Etikës

ZKA-ja me Kod të ri të Etikës

Krahas punës audituese si dhe aktiviteteve të tjera,  Auditorja e Përgjithshme, ka miratuar Kodin e ri të Etikës dhe Mirësjelljes, i cili përfshin vlerat dhe parimet që udhëzojnë personelin e ZKA-së në kryerjen e detyrave dhe obligimeve kushtetuese e ligjore. Sjellja etike është komponent kyç për Institucionet Supreme të Auditimit në krijimin e një reputacioni pozitiv dhe ndërtimin e besueshmërisë me qytetarët, entitetet audituese dhe shoqërinë civile. Për të frymëzuar besueshmëri dhe kredibilitet në personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, një kod i etikës i ndërtuar mbi vlerat dhe parimet e Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit është parakusht në ruajtjen e reputacionit gjatë aktiviteteve të punës së personelit të ZKA-së. Kodi përmban katër pjesë kryesore si: Vlerat dhe parimet etike; Rregullat e mirësjelljes; Rreziqet dhe masat mbrojtëse; si dhe monitorimin e etikes. Kodi i Etikës është dokument i rëndësishme i cili shërben si udhëzues për përmirësimin e vazhdueshëm të sjelljeve  në punë dhe rritjen e integritetit profesional dhe moral në rrugëtimin e përbashkët për të kontribuar në sukses të  qëndrueshëm. Ky kod ka për qëllim të shmang veprime dhe sjellje subjektive, të anshme apo selektive dhe të pa mbështetur në parimet bazë të kryerjes se auditimit. Parimet etike për tu ndjekur dhe respektuar sipas Kodit nga punonjësit e ZKA-së janë: integriteti, pavarësia dhe objektiviteti, kompetenca, sjellja profesionale, si dhe transparenca. Ndër të tjera, ky dokument jep elemente dhe shembuj specifik për mirësjelljen në raste të dilemave etike me të cilat mund të ballafaqohet personeli i ZKA-së. Po ashtu Kodi parasheh udhëzime të nevojshme se si këto vlera dhe parime të ruhen në punët e përditshme si dhe në situata të veçanta që mund të paraqiten. Kodi parasheh edhe masat mbrojtëse dhe parandaluese individuale dhe institucionale për të shmangur rrezikun e sjelljeve joetike, sikurse janë: parandalimin e konfliktit të interesit; politika të rotacionit të personelit auditues; dhuratat dhe mikpritja; procedurat e sinjalizimit, etj. Më tej, për t’i reduktuar rreziqet mbi etikën, rol të veçantë ka edhe Komisioni i Etikës dhe Mirësjelljes, i cili ka  funksion këshillëdhënës, monitorues, pedagogjik dhe raportues lidhur me këtë Kod. Ky kod i dedikohet të gjithë personelit, auditorëve dhe të gjithë personave të tjerë që punojnë për ose në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e të cilët janë në çfarëdo mënyre të përfshirë në angazhimet audituese. Kodi i Etikës dhe Mirësjelljes së ZKA-së është hartuar si kërkesë e nenin 16 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe është bazuar në kërkesat e Deklaratës së Limës, Deklaratës së Meksikës si dhe në zbatim të kërkesave të SNISA 12 dhe 130, përmes të cilave përcaktohen përgjegjësitë e Institucionit Suprem të Auditimit për hartimin e kodit dhe aplikimin e tij me standarde të larta të integritetit dhe etikës.
Lexo më shumë
ZKA-ja: Zbatimi i prioriteteve për investime në KOSTT nuk është bërë në mënyrë efektive

ZKA-ja: Zbatimi i prioriteteve për investime në KOSTT nuk është bërë në mënyrë efektive

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”. Ky auditim kishte për qellim të vlerësojë nëse menaxhmenti i ndërmarrjes publike KOSTT ishte siguruar se projektet kapitale për vitet 2015-2021 janë prioritizuar dhe planifikuar në mënyrë të duhur. Po ashtu, është vlerësuar nëse menaxhimi i proceseve të prokurimit është bërë konform legjislacionit në fuqi dhe nëse janë arritur rezultatet e synuara.  Auditimi ka përfshirë aktivitetet e prokurimit që nga prioritizimi i tyre e deri tek rezultatet. Rezultatet e  auditimit tregojnë se, edhe pse kishte proces të duhur të vendosjes së prioriteteve për investime, zbatimi i tyre nuk është bërë në mënyrë efektive. Aktivitetet e prokurimit për këto investime nuk kishin qenë mjaftueshëm efektive dhe efikase, e në disa raste as ekonomike. Megjithatë, projektet e realizuara kishin mundësuar operim stabil të sistemit të transmisionit të energjisë. Pavarësisht se  KOSTT-i kishte vendosur procese për prioritizim të projekteve që janë në përputhje me praktikat ndërkombëtare, janë evidentuar mangësi në zbatimin e prioriteteve. Kjo për shkak se disa projekte që ka vlerësuar se kanë prioritet të lartë, nuk janë zbatuar edhe pas pesë viteve që janë identifikuar, ndërsa ka realizuar projekte të cilat për nga prioriteti qëndrojnë më ulët. Për pasojë mund të ketë jostabilitet në furnizim me energji, në disa rajone të vendit, në kohën kur konsumi i energjisë është i lartë. Poashtu KOSTT-i nuk ka arritur të menaxhojë disa nga proceset e prokurimit në mënyrën e duhur për shkak se nuk kishte bërë hulumtim të mirë të tregut para përpilimit të specifikave teknike, ndarje jo të mirë të detyrave dhe menaxhim jo i mirë i kontratave publike, faktorë këta që kanë kontribuar në mosrealizim të objektivave të prokurimit. Sipas gjetjeve të auditimit realizueshmëria e kontratave sipas raportimeve të bëra nga KOSTT ka arritur që të reduktoj humbjet në energji dhe energjinë e pa dërguar te qytetarët. Mirëpo mungesa e inspektimit të pajisjeve dhe stabilimenteve elektroenergjetike të nënstacioneve elektrike nga Inspektorati i Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë mund të rezultojë në pasiguri tek qytetarët dhe të sistemit elektroenergjetik. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, lidhur me këtë auditim ka thënë  se është e rëndësishme që KOSTT-i të organizojë në mënyrë më efikase resurset e veta për zbatim të projekteve sipas prioriteteve, si dhe për menaxhim më të mirë të proceseve të prokurimit me qëllim të arritjes së objektivave të synuara të projekteve. Me qëllim të përmirësimit të proceseve të prioritizimit të projekteve kapitale, të aktiviteteve të prokurimit përfshirë menaxhimin e kontratave, Zyra Kombëtare të Auditimit ka dhënë 15 rekomandime për Bordin e Drejtorëve dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it. Raportin e plotë të auditimit të performancës “Projektet kapitale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”e gjeni këtu.
Lexo më shumë