Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/10/2025 2:30:00 PM

Institucionet Supreme të Auditimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përmes auditimeve të përbashkëta synojnë të mbështesin barazinë gjinore dhe qeverisjen e mirë në rajon

UN Women në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, të martën mbajtën punëtorinë rajonale “Nisma për auditime të reja të përbashkëta të performancës”. Ngjarja mblodhi përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) të tri shteteve dhe partnerë të tjerë, për të diskutuar mundësitë e zhvillimit të auditimeve të përbashkëta me fokus në fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe barazinë gjinore.  

Me një prezantim mbi gratë në pozita udhëheqëse dhe ndikimin e tyre në barazinë gjinore, znj. Ermira Lubani nga UN Women ECARO ndau të dhëna dhe përvoja mbi rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces në rajon.  

Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në adresimin e temave që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin demokratik dhe fuqizimin e grave në shoqëri. Ajo tha se rëndësia e auditimeve të performancës që adresojnë barazinë gjinore është në rritje të vazhdueshme. Znj. Gashi Morina tregoi se ZKA-ja tashmë ka filluar gjithashtu integrimin e elementeve të barazisë gjinore në auditimet e tjera tematike.

Me qëllim të identifikimit të një teme me interes të përbashkët për auditim, pjesëmarrësit diskutuan mbi përmbajtjen dhe qasjenmetodologjike, si dhe u dakorduan për hapat e mëtejmë për formalizimin dhe zbatimin e tyre.   

Palët u dakorduan që në vazhdim të vendoset për temën përfundimtare të auditimit, duke marrë parasysh kapacitetet ekzistuese dhe rëndësinë e çështjes që do të auditohet.  

Pjesë e punëtorisë nga ZKA-ja ishin edhe Drejtoresha e Departamentit të Auditimit të Performancës, Ariana Gjonbalaj dhe auditoret seniore Ardiana Miftari dhe Ylfete Osmani.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbahet takimi i tretë i Projekt Grupit EUROSAI SG1 mbi përfitimet dhe metodologjitë e auditimit në kohë reale

Mbahet takimi i tretë i Projekt Grupit EUROSAI SG1 mbi përfitimet dhe metodologjitë e auditimit në kohë reale

Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, dhe auditoret seniore Vjosë Bojku e Vlora Duraku morën pjesë  në takimin e tretë të Grupit punues mbi përfitimet dhe metodologjitë e auditimit në kohë reale, i cili operon nën qëllimin e parë strategjik të EUROSAI-t (bashkëpunimi profesional). Takimi është organizuar nga Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) të Rumanisë dhe Italisë, më 5 dhe 6 qershor 2025 në Bukuresht.  

Pjesëmarrësit diskutuan për draft-dokumentin që përcakton parimet, karakteristikat, përfitimet dhe metodologjinë e auditimeve në kohë reale, si dhe shkëmbyen përvojat e tyre dhe raste studimore, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e qasjeve metodologjike në këtë fushë.  

Në kuadër të këtij takimit përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit nga  Kroacia, Italia, Portugalia, Serbia, Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania prezantuan përvojat e tyre në auditime të kryera në kohë reale duke nxjerrë në pah përfitimet konkrete të këtij lloj auditimi. Po ashtu në takim u diskutuan hapat e ardhshëm dhe mundësia e zhvillimit të një metodologjie të përbashkët për auditime në kohë reale në kuadër të EUROSAI-t.  

Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga drejtori i Agjencisë për Auditimin e Sistemit të Zbatimit të Programeve të Bashkimit Evropian

Auditorja e Përgjithshme u prit në takim nga drejtori i Agjencisë për Auditimin e Sistemit të Zbatimit të Programeve të Bashkimit Evropian

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm, Bezad Halilaj, u pritën të enjten në takim nga Drejtori i Agjencisë për Auditimin e Sistemit të Zbatimit të Programeve të Bashkimit Evropian (ARPA), z. Neven Šprlje.  

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe agjencisë kroate, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e praktikave të auditimit në përputhje me standardet evropiane.  

Auditorja e Përgjithshme, znj. Spanca, falënderoi nikoqirin për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin profesional. Ajo i njoftoi përfaqësuesit kroatë me rrugëtimin e deritanishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke vënë theksin në interesimin për të përfituar nga përvoja kroate në auditimin e fondeve të Bashkimit Evropian.  

Në takim morën pjesë edhe Zëvendësdrejtoresha e ARPA-së, znj. Helena-Marija Puskaric, si dhe Drejtoresha e Departamentit për Metodologji, znj. Marina Mandac.

Lexo më shumë