Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/4/2025 4:00:00 PM

ZKA-ja evidenton shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në tetë komuna

Për shkak të rëndësisë që ka menaxhimi i pronës publike dhe mangësive të identifikuara në auditimet e mëhershme financiare, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të sezonit auditues 2024/2025 ka realizuar tetë auditime të  pajtueshmërisë me temën “Dhënia në shfrytëzim dhe menaxhimi i pronave komunale të dhëna me qira”. Auditimet janë zhvilluar  në Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, duke mbuluar periudhën janar 2023 – dhjetor 2024. 

Rezultatet e auditimeve tregojnë se shumica e komunave të audituara nuk kanë zbatuar plotësisht procedurat ligjore, kanë ndryshuar qëllimin e shfrytëzimit të pronave pa miratim, kanë lejuar shfrytëzim afatgjatë jashtë kufijve ligjor, nuk kanë zbatuar procedura formale për vazhdimin e kontratave, si dhe nuk kanë mbajtur dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kanë mbikëqyrur në mënyrë të rregullt shfrytëzuesit e pronave.  

Në disa prej tyre auditimi ka evidentuar raste të përdorimit të pronave pa kontrata valide si dhe tejkalim të kushteve ligjore, gjë që ka dëmtuar të hyrat publike. Po ashtu, raportimi i pamjaftueshëm nga autoritetet ekzekutive ka kufizuar mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e Kuvendeve Komunale.  

Konkluzioni i auditimit është se komunat e audituara nuk kanë vepruar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi për dhënien në shfrytëzim të pronës se paluajtshme dhe menaxhimin e kontratave për qiradhënie. Dobësitë në proceset e qiradhënies, mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe mos mbajtja e regjistrave të sakta kanë ndikuar në zvogëlim të të hyrave komunale, rrezikim të integritetit të pronës publike dhe shkelje të dispozitave ligjore.

Për të përmirësuar menaxhimin dhe mbikëqyrjen e pronës publike ZKA-ja ka dhënë 54 rekomandime.

Raportet e plota të auditimit të pajtueshmërisë i gjeni në vijim: Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

ZKA-ja prezanton rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin 2024
Lexo më shumë
30

30

Institucionet publike zbatuan vetëm 25 për qind të rekomandimeve të auditimeve të performancës të vitit 2019
Lexo më shumë