Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/30/2023 3:36:16 PM

ZKA-ja mbështet iniciativën e studimit të fizibilitetit me qëllim të hartimit të akteve ligjore për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur në takim ekspertin ndërkombëtar,  Geoffrey Dubrow. Takimi është realizuar me kërkesë të Agjencisë për Barazi Gjinore që është duke u mbështetur nga UN Women për disa nga aktivitetet që po realizohen për barazinë gjinore. Në këtë takim është diskutuar për koncept dokumentin dhe studimin e fizibilitetit për vlerësimin e  sistemeve buxhetore elektronike të Republikës së Kosovës për zbatim të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ). Në takim janë përmendur sfidat dhe mundësitë e sistemeve buxhetor për zbatimin e BPGJ. Z. Dubrow është njoftuar për  mandatin e Zyrë Kombëtare të Auditimit, llojet e auditimeve dhe kryerjen e tyre bazuar në standardet ndërkombëtare të auditimit. Auditorja e Përgjithshme  ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur iniciativën për realizmin e këtij studimi të fizibiliteti i cili do të mund të orientoj më saktë grupet punuese që do të hartojnë aktet normative/ligjor për zbatimin e BPGJ. Përveç Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, pjesë e takimit kanë qenë edhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme znj. Myrvete Gashi Morina dhe Zyrtarja për monitorim dhe raportim nga Agjencia për Barazi Gjinore znj. Albana Lumi.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përmes zbatimit të Planit Strategjik 2023 – 2026, Auditorja e Përgjithshme  synon të rris ndikimin e ZKA-së për të mirën e përgjithshme

Përmes zbatimit të Planit Strategjik 2023 – 2026, Auditorja e Përgjithshme synon të rris ndikimin e ZKA-së për të mirën e përgjithshme

Për të vendosur drejtimin institucional në tre vitet e ardhshëm dhe për t’i përballuar me sukses sfidat si dhe për të përmbushur misionin dhe ambiciet institucionale, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka hartuar Planin Strategjik 2023-2026 përmes së cilit ka përcaktuar qëllimet kryesore. Plani është miratuar nga Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, e cila ka thënë se nëpërmjet tij ZKA-ja synon avancimin e pavarësisë institucionale në përputhje me parimet kyçe të INTOSAI-t në mënyrë që Zyra të jetë institucion shembull në sektorin publik duke respektuar parimet dhe vlerat kyçe lidhur me integritetin, llogaridhënien dhe transparencën në proceset e brendshme organizative. Komunikimin me Kuvendin dhe institucionet e tjera synon ta rivendos në një rol më proaktiv për ndihmuar autoritetet të marrin vendime të qëndrueshme dhe të bazuara në informata të sakta dhe të arsyetuara drejt. Kryerja e auditimeve në përputhje me mandatin kushtetues e ligjor dhe kornizën e INTOSAI-t për deklaratat profesionale, zhvillimi i kapaciteteve institucionale në funksion të auditimeve efektive si dhe bashkëpunimi cilësor me palët e interesit janë tri qëllimet kryesore të Planit Strategjik të ZKA-së 2023-2026. Pavarësia, Standardet, Cilësia, që përfshijnë kryerjen e auditimeve në përputhje me mandatin kushtetues e ligjor dhe kornizën e INTOSAI-t për deklaratat profesionale; Kapacitetet dhe Burimet, që përfshin zhvillimin e kapaciteteve institucionale në funksion të auditimeve efektive; si dhe Imazhi dhe Ndikimi që përfshin bashkëpunimi cilësor me palët e interesit janë tri qëllimet kryesore të Planit Strategjik 2023-2026. Përmes realizimit të qëllimeve strategjike ZKA-ja do të rris edhe më tej kredibilitetin institucional për të kryer misionin e saj në mënyrë të pavarur dhe objektiv si dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve. Plani Strategjik 2023-2026 ka për qëllim kryesor që ta bëjë ZKA-në institucion që orienton të gjitha aktivitetet e brendshme dhe të jashtme drejt ndikimit të dëshiruar në funksionimin e shtetit, ku personat përgjegjës të institucioneve publike i kuptojnë rolet e tyre, procesin e përgjithshëm shtetëror dhe veprojnë për të mirën e gjithmbarshme. Përgatitja e këtij Plani është zhvilluar përmes një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës duke respektuar kornizën e INTOSAI-t për planifikim strategjik, zbatim dhe raportim. Ekspert të angazhuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë proces. Planin Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2023-2026 e gjeni këtu.
Lexo më shumë
Ftesë për media: Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media

Ftesë për media: Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media

Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni konferencën për media të Auditores se Përgjithshme, Vlora Spanca, ku do të shpalosen gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. Konferenca do të mbahet:

        Të mërkurën, me datë 01.02.2023

                 në ora 11:00

                                në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

                                      Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210

                     Prishtinë

 

  Ju mirëpresim!        
Lexo më shumë