Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/5/2023 5:52:00 PM

Menaxhmentet e larta të Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut diskutojnë si të avancojnë aftësitë për lidership

Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë (ZKAS) përgjatë periudhës 4 - 6 shtator 2023 në Strugë të Maqedonisë Veriore organizoi punëtori për udhëheqësit e lartë të tre Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA). Menaxhmentet e larta nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës, Kontrolli i Lartë Shtetëror i Shqipërisë dhe Enti Shtetëror i Revizionit të Maqedonisë së Veriut nën udhëzimet e ekspertëve diskutuan dhe ndanë praktikat më të mira të lidershipit.

Ata diskutuan tema që lidhen me krijimin e kulturës së gjithëpërfshirjes, me performancë të lartë në institucionet që drejtojnë, përmes menaxhimit të bazuar në rezultate ku udhëheqja dhe ndryshimi bëhen nëpërmjet strategjive, operacioneve dhe delegimit. Punëtoria përfshiu leksione të ndryshme, shkëmbim përvojash, ushtrime, si dhe reflektime individuale dhe ekipore, me premisën e ngritjes së kapaciteteve dhe aftësive për të zbatuar ndryshimet e nevojshme dhe arritur zhvillimin e dëshiruar në Institucionet Supreme të Auditimit.

Krerët e tri institucioneve, zonja Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme e Kosovës, z. Arben Shehu, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe z. Maksim Acevski, Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut njëzëri deklaruan se në vazhdimësi angazhohen për krijimin e një kulture të shëndetshme organizative në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara në punë.

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës zonja Spanca shprehu mirënjohjen e njëmendtë ndaj ZKAS-së për të qenurit partner kyç në rrugëtimin e ZKA-së drejt zhvillimit të denjë institucional me premisën finale të fuqizimit të institucionit tonë në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor në linjë me standardet ndërkombëtare të auditimit. “Sigurisht se përqëndrimi mbetet te zhvillimi i mëtejmë i institucionit, me vizionin e shndërrimit në institucion model dhe të besueshëm në sektorin publik. Për t’a përmbushur këtë, natyrisht se duhet zbatuar parime të larta etike dhe profesionale, të jemi lider gjithëpërfshirës dhe gjithnjë të vemi përpara interesin e qytetarit.”

Ajo shtoi se në vazhdën e bashkëpunimit të gjatë e të frytshëm në fushën e menaxhimit dhe lidershipit tashmë solid, punëtoria që mblodhi menaxhmentet e të trija institucioneve supreme të auditimit për të ndarë përvojat në lëminë e kompetencave strategjike, ndërtimin e besimit dhe ngritjen e shkathtësive ndërpersonale dhe profesionale është më se e mirëpritur.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA: Sistemi shtetëror i mangët në mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje

ZKA: Sistemi shtetëror i mangët në mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” për periudhën 2020-2022. Pavarësisht se institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, auditimi konstatoi se nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për mbrojtjen  dhe rehabilitimin e viktimave. Sistemi shtetëror ka mangësi në angazhimin e hetuesve primar, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, shqyrtimin e rasteve me kohë nga organet e drejtësisë, si dhe në regjistrimin e rasteve të raportuara. Po ashtu viktimat nuk kanë përkrahje sociale, në veçanti mungon përkrahja e tyre në aspektin ekonomik, si dhe mungojnë programet për trajtimin e kryerësve të veprave. Procesi i auditimit  identifikoi mangësi edhe në angazhimin adekuat të  burimeve njerëzore, në procedurat e monitorimit dhe në mbështetjen e viktimave gjatë rehabilitimit. Gjatë intervenimit dhe ofrimit të shërbimeve emergjente, policia reagon në kohë optimale, porse ka dobësi në angazhim të hetuesve policorë, mungesë e procedurave për monitorimin e urdhrave mbrojtës, mos përcjellje e informatës te mbrojtësit e viktimave si dhe dobësi në regjistrimin e rasteve. Rezultatet e auditimit tregojnë se gjykatat me vonesë i trajtojnë rastet e dhunës në familje. Gjykatat themelore ende ballafaqohen me bartje të lëndëve të pazgjidhura nga vitet paraprake, ku disa prej tyre janë që nga viti 2016. Procesi i trajtimit në procedurë penale te rastet e dhunës në familje merr kohë më shumë se një vit.  Po ashtu, vërehet mungesa e angazhimit institucional në regjistrimin e të dhënave në Data Bazën Nacionale për rastet e dhunës në familje. Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi se është e domosdoshme rritja e angazhimit institucional për të trajtuar rastet e dhunës në familje dhe shpërndarja adekuate e burimeve. Zonja Spanca tha se zhvillimi i programeve gjithëpërfshirëse për rehabilitimin e viktimave, duke përfshirë mbështetjen psikologjike dhe kompensimet materiale është me rëndësi jetike. Me përpjekje të vazhdueshme dhe angazhime për ndryshim, institucionet përgjegjëse mund të krijojnë mjedis të atillë ku viktimat e dhunës në familje mbrohen, rehabilitohen dhe fuqizohen, duke kontribuar kështu në çrrënjosjen e dhunës në familje dhe në shoqëri. Me qëllim të përmirësimit të sistemit shtetëror për mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje, ZKA dha gjithsej 19 rekomandime. Ndër këto, tri për Policinë e Kosovës, tri për Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, katër për Qendrat për Punë Sociale, dy për Prokurorinë Themelore, dy për Gjykatat Themelore si dhe pesë për Ministrinë e Drejtësisë. Raportin e plotë të auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” e gjeni këtu.
Lexo më shumë
Ftesë për media: Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media

Ftesë për media: Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media

Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni konferencën për media të Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, ku do të shpalosen rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022. Po ashtu në këtë konferencë Auditorja e Përgjithshme do të prezantojë edhe numrin e rasteve të dyshimit për kryerjen e veprave penale të cilat janë dërguar te Prokurori i Shtetit. Konferenca do të mbahet:

Të hënën, me datë 11.09.2023

në ora 14:00

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210

Prishtinë

    Ju mirëpresim!
Lexo më shumë