30
Auditorja e Përgjithshme kërkon nga krerët e institucioneve të rrisin llogaridhënien dhe besimin ndaj publikut
Lexo më shumë
Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni punimet e tryezës së organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UN Women – Zyra në Kosovë, ku do të prezantohen të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”. Në panel të tryezës do të jenë:
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca,
Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi,
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, si dhe
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Tryeza do të mbahet:Të mërkurën me datë 13.09.2023
në ora 10:00
në Hotel “Prishtina”.
Ju mirëpresim!