Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/10/2023 4:13:00 PM

Ftesë për media – Konferenca Tematike Ndërkombëtare “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve”

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë që të ndiqni Konferencën Tematike Ndërkombëtare “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve” e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës në kuadër të shënimit të 20-të vjetorit të themelimit të saj.

Konferenca  do të mbahet:

                                                                     Të enjten, me datë  12 tetor 2023, në ora 09:30-13:30,

                                                                     në Sallën Artana në Swiss Daimod Hotel, Prishtinë

 Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë udhëheqës të lartë të institucioneve publike të Kosovës, si dhe përfaqësues të lartë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Suedia, Turqia, Portugalia, Italia dhe Çekia. Po ashtu, pjesëmarrës në konferencë do të jenë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe donatorë në vend.

Konferenca tematike “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve” do të  zhvillohet në dy panele.

Paneli I: “Ndikimi i auditimit në përmirësimin e menaxhimit të financave publike”.

Paneli II: “Përfitimet e dixhitalizimit dhe Auditimi i Teknologjisë së Informacionit”.

Ju mirëpresim!

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prezantohen rezultatet e raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës

Prezantohen rezultatet e raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës

Sot në një tryezë pune u bë prezantimi publik i raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ky prezantim u bë në prani të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publik dhe Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere;  përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe menaxhmentit të lartë të ZKA-së dhe përfaqësues të SIGMA-s.

Rezultatet dhe rekomandimet e këtij raporti u prezantuan nga ekipi që ka kryer raportin Bianca Brétéché – Zëvendës Udhëheqëse e Programit, SIGMA, Alastair Swarbrick – Këshilltar i Lartë për Politika dhe ish Auditor i Përgjithshëm në Ishujt Kajman si dhe  Inguna Sudraba – Eksperte, ish deputete në Parlamentin e Republikës së Letonisë  dhe ish Auditore e Përgjithshme në Republikën e Letonisë.

Përfaqësuesit e SIGMA-s, fillimisht kanë përgëzuar lidershipin e ZKA-së për guximin dhe iniciativën për t’ju nënshtruar një vlerësimi të tillë, që sipas tyre është i rëndësishëm për ecjen përpara të institucionit. Ata thanë se ZKA-ja në aspektin rajonal qëndron shumë mirë, madje i kalon edhe disa vende anëtare të BE-së sa i përket metodologjisë dhe qasjes së auditimit.

Ata theksuan se në bazë të vlerësimit të kryer në përgjithësi Zyra Kombëtare e Auditimit është duke funksionuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSA-it. Ndërsa më pas kanë prezantuar para pjesëmarrësve çështje të cilat ZKA-ja duhet t’i përmirësojë.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se ky rishikim nuk është thjesht një formalitet, por përfaqëson një shtyllë themelore të përkushtimit tonë dhe transparencës maksimale. Duke iu nënshtruar vlerësimit rigoroz të bazuar në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, ZKA-ja riafirmon përkushtimin për t’i shërbyer interesave të qytetarëve dhe për të promovuar qeverisjen e mirë. Ajo shtoi se rishikimet e kolegëve ofrojnë një këndvështrim të jashtëm të pavarur dhe objektiv i cili ndihmon ZKA-në që të identifikojë fushat për përmirësim dhe të mësojë nga përvojat e të tjerëve.

Po ashtu rezultatet e vlerësimit nga SIGMA do t’i shërbejnë qëllimit tonë të përbashkët për avancimin e cilësisë se punës tonë. “Ne nuk duhet të jemi të vetëkënaqur me arritjet tona aktuale, por duhet ta përdorim këtë raport si një udhëzues për të bërë përmirësime të mëtejshme”, theksoi znj. Spanca.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, prezantoi planin e veprimit për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna në raportin e SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai tha se tashmë disa prej rekomandimeve janë zbatuar dhe të tjerat do të zbatohen sipas afatit kohor të përcaktuar. Madje bëri me dije se disa veprime janë ndërmarrë që nga faza e vetëvlerësimit.

 

Ndërsa deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Armend Muja, Arta Bajralija, Mirlinda Tishukaj Sadiku dhe Visar Korenica, përgëzuan SIGMA-n për raportin e përgatitur si dhe kërkuan nga ZKA-ja zbatimin e rekomandimeve.

Po ashtu ata vlerësuan punën e deritanishme të ZKA-së e cila ka sjellë rezultate konkrete për vendin dhe qytetarët, me ç’rast u përmenden disa prej auditimeve të performancës të kryera gjatë viteve të fundit.

Megjithatë sipas tyre sfidë vazhdon të mbetet mos zbatimi i rekomandimeve të auditimit. Ata shprehen përkushtimin e tyre për të mbështetur avancimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe ruajtjen e  pavarësisë dhe besueshmërinë e saj.

Edhe z. Johannes Stenbaek Madsen – Udhëheqës i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, vlerësoi lartë raportin e SIGMA-s dhe punën e ZKA-së.

 

Lexo më shumë
Mbahet seminari për auditime të pajtueshmërisë

Mbahet seminari për auditime të pajtueshmërisë

Të mërkurën në Prishtinë u mbajt seminari për auditimet e pajtueshmërisë i organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës me mbështetjen e SIGMA-s në kuadër të Rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Seminari u mbajt në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ZKA-së.

Seminari mblodhi përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga vendet anëtare të Rrjetit, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe përfaqësues të SIGMA-së dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe asaj të Kosovës.

Hapjen e seminarit e bëri Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, e cila falënderojë të pranishmit për pjesëmarrje duke thënë se mbajtja e këtij seminari është me interes të veçantë për vendet tona dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe avancimin e metodologjisë në fushën e auditimit të pajtueshmërisë. Gjithashtu seminar do të ndikojë në rritjen e cilësisë së punës audituese.

Znj. Spanca rikujtojë se në takimin e Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian të mbajtur në Paris vitin e kaluar ka theksuar nevojën për bashkëpunim në nivel rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe prioritetet strategjike të ISA-ve, në mënyrë që të sigurohet që Rrjeti të vazhdojë t’u shtojë vlerë anëtarëve të tij dhe të lehtësojë forcimin e mëtejshëm në respektimin e standardeve ndërkombëtare.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se përderisa auditimi financiar është zhvilluar mire dhe i përkrahur nga standarde dhe udhëzime të hollësishme, nevoja për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe për të adresuar sfidat në auditimin e pajtueshmërisë është më së i nevojshëm.

 

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se auditimet e pajtueshmërisë shtojnë vlerë në qeverisjen në përgjithësi, dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e burimeve publike dhe në këtë mënyrë rrisin besimin e publikut. “Përmes këtyre auditimeve kemi arritur të ndikojmë që të rritet niveli i besueshmërisë së përdoruesve të synuar të pasqyrave financiare, realizimi i projekteve në kohën e duhur dhe me standardet e kërkuara me kornizën rregullative si dhe përdorimin e fondeve publike në pajtueshmëri me autoritetet”, tha Halilaj.

 

Më tutje pjesëmarrësit prezantuan praktikat e vendeve të tyre sa i përket auditimeve të pajtueshmërisë. Përvojën e Letonisë e prezantoi Inguna Sudraba – Eksperte, ish deputete në Parlamentin e Republikës së Letonisë  dhe ish Auditore e Përgjithshme në Republikën e Letonisë. Drejtori i auditimit Andres Herjevik përmes platformës online prezantojë përvojën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Ndërsa Aldo Kume prezantojë përvojën e Shqipërisë, Miro Galić atë të Bosnje dhe Hercegovinës, të Malit të Zi Mirko Korać, të Maqedonisë së Veriut Albane Çupi si dhe atë të Kosovës Muhamet Balaj.

Edhe pjesëmarrësit e tjerë u angazhuan në diskutime duke e vlerësuar mjaftë të rëndësishme mbajtjen e këtij seminari si dhe kërkuan që ngjarje të tilla të organizohen më shpesh.

Përfaqësuesit e SIGMA-së Bianca Brétéché dhe Alastair Swarbrick falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje dhe diskutimin e frytshëm duke thënë se do të vazhdojnë t’i mbështesin Institucioneve Supreme të Auditimit që janë anëtare të rrjetit në rritjen e cilësisë së punës së tyre përmes aktiviteteve të ngjashme.

 

Lexo më shumë