Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/12/2023 4:27:00 PM

Konferenca Tematike Ndërkombëtare “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve”

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit, Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, të enjten mbajti Konferencën Tematike Ndërkombëtare “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve”. Pjesëmarrës në Konferencë ishin përfaqësues të lartë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga Suedia, Portugalia, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia, Kroacia dhe Çekia. Po ashtu pjesëmarrës ishin edhe ish Auditorët e Përgjithshëm të Kosovës, përfaqësuesit e  institucioneve publike të Kosovës, përfaqësues nga organizatave ndërkombëtare dhe donatorë.

 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, hapi punimet e konferencës, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Ajo tha se përmes këtyre bashkëpunimeve, sigurohet konsistenca dhe krahasueshmëria e praktikave të auditimit dhe rritet cilësia e auditimeve.

“Auditimi është një proces sfidues, por pavarësisht vështirësive, ai sjell vlerë thelbësore që fondet publike të administrohen në dobi të qytetarëve e me këtë edhe rrit besimin e publikut në ata që i administrojnë fondet e besuara”, deklaroi znj. Spanca.

Për të siguruar që auditimet i shërbejnë interesave më të mira të qytetarëve, kemi ndërtuar një mekanizëm efektiv të dialogut si me komisionet parlamentare, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Komunikimi dhe Bashkëpunimi i vazhdueshëm me palët e ndryshme të interesit konfirmojnë përkushtimin tonë të palëkundur për të rritur llogaridhënien dhe për të nxitur transparencën në Kosovës.

“Derisa festojmë këtë moment historik dhe mendojmë për rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit kujtojmë se detyra jonë shtrihet përtej shqyrtimit të thjeshtë financiar. Ne jemi gardianët e llogaridhënies,  transparencës dhe mbrojtësit e fondeve publike. Puna jonë ka një ndikim të thellë në jetët e miliona njerëzve dhe ne duhet të vazhdojmë të mbajmë standardet më të larta”, deklaroi Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

 

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg, tha se është e nderuar dhe krenare të jetë në shënimin e 20-vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ajo tha se prej që ka marr mandatin e Auditorës së Përgjithshme në vitin 2016 ka pasur mundësinë të ndjek zhvillimin e vazhdueshëm të ZKA-së drejt një institucioni të besueshëm i cili kryen auditime të cilësisë së lartë dhe kontribuon në transparencën dhe llogaridhënien në shoqërinë e Kosovës.

Presidenti i Gjykatës Portugeze të Auditimit, Jose F.F Tavares, tha se ky përvjetor është shumë i rëndësishëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka një të ardhme të madhe. Ai tha se ZKA-ja është një institucion i fortë dhe i besueshëm. Tavares, përgëzojë ZKA-në për punën e deritanishme dhe 20-vjetorin e themelimit.

 

Anëtari i Senatit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, Milan Dabović, uroj ZKA-në për shënimin e këtij përvjetori jubilar duke thënë se puna e suksesshme duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Edhe Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene L Dodaro, përmes një video-mesazhi e uroi ZKA-në dhe Kosovën për këtë përvjetor dhe arritjet e deritanishme.  Dodaro tha se edhe në të ardhmen  bashkëpunimi me ZKA-në nuk do të mungojë.

Po ashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i Iniciativës për Zhvillim  Einar Gorrissen përmes një video mesazhi uroi ZKA-në për 20-vjetorin e themelimit dhe vlerësoj se angazhimi i ZKA-së në iniciativat ndërkombëtare tregon për maturinë e arritur të institucionit.

Konferenca tematike “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në të mirë të qytetarëve” zhvilloi punimet në dy panele.

Në panelin e parë u diskutua për temën “Ndikimi i auditimit në përmirësimin e menaxhimit të financave publike” nga panelistët: Bezad Halilaj – Zëvendës Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, Jose F.F Tavares – President i Gjykatës Portugeze të Auditimit, Daniel Reisigle – Anëtari i Bordit, Zyra e Lartë e Auditimit e Republikës Çeke,  Eşref Edip Çiçekli – Udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Gjykatën Turke të Llogarive, dhe Qeram Cibaku – Drejtor Departamenti në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe u moderua nga Alastair Swarbrick – Këshilltar i Lartë për Politika dhe ish Auditor i Përgjithshëm në Ishujt Kajman.

Në panelin e dytë u diskutua për temën “Përfitimet e dixhitalizimit dhe Auditimi i Teknologjisë së Informacionit” nga panelistët: Helena Lindberg –  Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Inguna Sudraba – Eksperte e SIGMA-s dhe ish Auditore e Përgjithshme e Republikës së Letonisë, Nysret Koca – U.D Drejtori i Thesarit, Vlora Nushi – Udhëheqëse e Zyrës së UN Women në Kosovë, Erald Kojku –  Auditori Senior në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë, si dhe Myrvete Gashi-Morina – Ndihmës Auditore  e Përgjithshme e Kosovës i moderuar nga Valon Canhasi – Udhëheqësi i Agjencisë së Rrjeteve Sociale “Hallakate”.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Mbahet seminari për auditime të pajtueshmërisë
Lexo më shumë
30

30

“GARDIANËT E PARASË PUBLIKE” – 20 VJET TË ZYRËS KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË KOSOVËS
Lexo më shumë