Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/13/2023 4:56:00 PM

Auditorja e Përgjithshme priti në takime bilaterale homologët nga Portugalia, Suedia, Turqia si dhe delegacionin e Kroacisë

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, priti në takime të veçanta Presidentin e  Gjykatës Portugeze të Auditimit, Jose F.F Tavares, Presidentin e Gjykatës së Llogarive Turke, Metin Yener, Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, Helena Lindberg, si dhe Zëvendës Auditoren e Përgjithshme të Kroacisë, Nediljka Rogosic.

Auditorja e Përgjithshme falënderoi mysafirët për pjesëmarrjen në aktivitetet e shënimit të 20-vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Znj. Spanca shprehu përkushtimin për të forcuar më tutje bashkëpunimin me institucionet simotra me qëllim që të shkëmbehen praktikat më të mira të cilat mundësojnë avancimin e njohurive dhe rritjen e rezultateve në punën audituese.

Ajo tha se qëllimi i çdo Institucioni Suprem të Auditimit është që të ndikoj në  përmirësimin e menaxhimit të parasë publike duke ndikuar kështu në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.

Mysafirët falënderuan znj. Spanca për mikpritjen si dhe përgëzuan për shënimin e 20-vjetorit të ZKA-së dhe arritjet institucionale.

Drejtuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit të Portugalisë, Turqisë, Suedisë dhe Kroacisë thanë se ZKA-ja duhet ta ruaj imazhin e krijuar si dhe të  vazhdoi të punoi për të mirën e përgjithshme në vend dhe po ashtu të jap kontributin e saj në forume dhe iniciativa të ndryshme rajonale e botërore.

Në kuadër të këtyre takimeve u diskutua edhe për sfidat dhe adresimin e tyre si dhe për bashkëpunimin në kuadër të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t.

Këto takime u realizuan në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorët e ZKA-së ndoqën trajnimin në Stokholm për fuqizimin e fasilitimit

Auditorët e ZKA-së ndoqën trajnimin në Stokholm për fuqizimin e fasilitimit

Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Ariana Gjonbalaj, Fatlinda Ramosaj dhe Samir Zymberi ndoqën trajnimin e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, mbi fuqizimin e fasilitimit nga 2-5 tetor në Stokholm të Suedisë.

Auditorët nga Institucionet Supreme të Auditimit të Suedisë dhe Kosovës diskutuan sfidat që mund të paraqiten si dhe praktikat e mira për tejkalimin e tyre me qëllimin e ngritjen së njohurive dhe ndarjes së përvojave të fasilitimit si mjet fuqizimi.

Pjesëmarrësit vlerësuan se procesi i fasilitimit luan rol kyç brenda Institucioneve Supreme të Auditimit pasi që rritë efektivitetin e procesit të auditimit dhe kontribuon në suksesin e përgjithshëm të institucionit, në komunikim dhe bashkëpunim më të qartë dhe më të lehtë në mes ekipeve të auditimit, institucioneve nën auditim dhe palëve të tjera të interesit.

Gjatë qëndrimit në Stokholm, auditorët nga Departamenti i Performancës  në ZKA u pritën në takime nga kolegët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë me ç’rast shkëmbyen njohuritë dhe përvojat në organizimin e kontrollit të cilësisë dhe procesin e auditimit të performancës.

 

Lexo më shumë