Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/28/2016 3:27:43 PM

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti sot në takim Shkëlqesinë e saj znj, Krystyna Marty Lang Ambasadore e Zvicrës në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, me bashkëpunëtor, ka pritur në një takim kurtuazie, Shkëlqesinë e saj znj. Krystyna Marty Lang, Ambasadore e Zvicrës në Kosovë e shoqëruar nga z. Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Prishtinë.

Me këtë rast, znj. Marty Lang, ka uruar z. Osmani për detyrën e marrë dhe i ka shprehur vullnetin dhe dëshirën për ta mbështetur në arritjen e objektivave gjatë mandatit të tij.

Auditori i Përgjithshëm, ka informuar ambasadoren lidhur me objektivat strategjike që lidhen me respektimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale të Zyrës Së Auditorit të Përgjithshëm,  pas miratimit në Kuvend të ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Gjatë takimit, është nënvizuar roli dhe rëndësia e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në sigurimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e mëtutjeshëm të menaxhimit të mirë dhe kontrollit të financave publike.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim z. Bedri Hamza Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim z. Bedri Hamza Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune z. Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i shoqëruar edhe nga z. Lulzim Ismajli, Zëvendës Guvernator. Me këtë rast është biseduar për nevojën e bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë në realizimin e mandatit të institucioneve përkatëse.

Gjatë takimit, është nënvizuar përfitimi që arrihet përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe me theks të veçantë janë diskutuar përfitimet institucionale nga proceset e auditimit për menaxhmentin dhe institucionet e audituara.

Guvernatori Hamza, ka nënvizuar zotimin e tij për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në përmbushjen e mandatit të Auditorit të Përgjithshëm nga të gjitha aspektet profesionale e institucionale në mënyrë që Kosova të ketë përfitime nga një Zyre e Auditorit të Përgjithshëm profesionale dhe e paanshme në punën e saj.

Me theks të veçante janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm jo vetëm për subjektet e audituara por edhe në kuptimin ekonomik të vendit.

Auditori i Përgjithshëm në këtë rast e ka informuar Guvernatorin lidhur me objektivat dhe planin e tij të punës si dhe me kapacitetet ekzistuese të Zyrës.

Në përkrahje të zhvillimit profesional bashkëbiseduesit janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm e konkret.

 

Lexo më shumë
Samuel Žbogar Përfaqësues Special i BE-së / Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka vizituar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Samuel Žbogar Përfaqësues Special i BE-së / Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka vizituar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, ka pritur në takim, Përfaqësuesin Special të BE-së/ Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbogar, i cili me këtë rast ka shprehur urimet e tij dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes që Auditori i Përgjithshëm do të ketë në përmbushjen e mandatit të tij.

Z. Osmani duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme që Bashkimi Evropian ka dhënë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm në ngritjen e kapaciteteve,  e ka informuar lidhur me objektivat strategjike dhe forcimin e kapacitetit institucional për periudhën e ardhshme.

Në fokus të bisedës gjatë takimit ishte ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe kontributin që Zyra e BE-s kishte dhënë në draftimin e tij. Të dyja palët u shprehën shumë të kënaqur që ky ligj shumë shpejt pritet të miratohet në Kuvend dhe Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj për plotësimin e standardeve evropiane edhe në fushën e auditimit publik.

Gjatë takimit është nënvizuar rëndësia që raportet e auditimit kanë për menaxhmentin e subjekteve të audituara, për të vazhduar të përmisojnë përformancën e tyre dhe përdorin paranë publike në pajtim me rregulloret dhe në mënyrë të efektshme.

Në takim ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë të z. Žbogar dhe z. Osmani.

 

Lexo më shumë