Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/29/2016 9:25:34 AM

Përfaqësues të Zyrës së Auditorit marrin pjesë në punëtorinë "Formimi i opinioneve të auditimit dhe trajtimi i materialitetit"

Në datat 13 dhe 14 prill 2016, në Beograd, është mbajtur punëtori dyditore mbi "Formimi i opinioneve të auditimit dhe trajtimi i materialitetit". Kjo punëtori u organizua në kuadër të Rrjetit të ISA-ve,  të shteteve  kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, me mbështetjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë (SNAO) dhe SIGMA, si dhe Grupin për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim (JWGAA). Mbështetje shtesë në organizimin e punëtorisë është dhënë edhe nga Projekti i UNDP-së.

Objektivi i kësaj punëtorie ishte që të shkëmbehen njohuri dhe praktika rreth formimit të Opinionit të Auditimit mbi paragrafin "Baza për Opinion" dhe "Materialiteti" në aspektin financiar dhe të pajtueshmërisë në raportet e auditimit mbështetur nga shembujt e praktikave të mira.

Rrjeti me përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Turqia po vazhdon të kontribuoj në progresin dhe në bashkëpunimin mes këtyre institucioneve në shkëmbimin  e përvojave, praktikave, metodave dhe procedurave të punës.

Gjatë punëtorisë përfaqësuesit e ISA-ve pjesëmarrës u  prezantuan  në tema të caktuara dhe i shpalosën praktikat e tyre në implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, ndërtimit të Metodologjisë së auditimit dhe dhënies së opinionit mbi Pasqyrat Financiare.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në këtë punëtori është përfaqësuar nga auditorët: Aida Podrimaj dhe Mujë Gashi.

Ekspertët e SNAO-s, SIGM-ës dhe kolegët e vendeve tjera dhanë vlerësimet e tyre për punën e arritur në një kohë relativisht të shkurtër, duke sugjeruar disa përmirësime që do t'i shërbejnë veprimtarisë audituese  në të ardhmen.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Samuel Žbogar Përfaqësues Special i BE-së / Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka vizituar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Samuel Žbogar Përfaqësues Special i BE-së / Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka vizituar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, ka pritur në takim, Përfaqësuesin Special të BE-së/ Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbogar, i cili me këtë rast ka shprehur urimet e tij dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes që Auditori i Përgjithshëm do të ketë në përmbushjen e mandatit të tij.

Z. Osmani duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme që Bashkimi Evropian ka dhënë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm në ngritjen e kapaciteteve,  e ka informuar lidhur me objektivat strategjike dhe forcimin e kapacitetit institucional për periudhën e ardhshme.

Në fokus të bisedës gjatë takimit ishte ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe kontributin që Zyra e BE-s kishte dhënë në draftimin e tij. Të dyja palët u shprehën shumë të kënaqur që ky ligj shumë shpejt pritet të miratohet në Kuvend dhe Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj për plotësimin e standardeve evropiane edhe në fushën e auditimit publik.

Gjatë takimit është nënvizuar rëndësia që raportet e auditimit kanë për menaxhmentin e subjekteve të audituara, për të vazhduar të përmisojnë përformancën e tyre dhe përdorin paranë publike në pajtim me rregulloret dhe në mënyrë të efektshme.

Në takim ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë të z. Žbogar dhe z. Osmani.

 

Lexo më shumë
Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë, i ka dërguar letër urimi Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë, i ka dërguar letër urimi Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

Kay Scheller, President i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë, i ka dërguar letër urimi Auditorit të përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.

Z. Scheller, ka shprehur dëshirën për forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe ka uruar zhvillim të mëtutjeshëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në arritjen e rezultateve.

 

Lexo më shumë