Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, si dhe Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, kanë nënshkruar marrëveshjen trepalëshe për realizimin e auditimit të përbashkët të performancës me temën: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës” për periudhën 2019-2023.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë të premten në një ceremoni zyrtare në Shkup ku të pranishëm kanë qenë drejtues dhe përfaqësues të tri institucioneve supreme të auditimit dhe nga UN Women.
Bazuar në këtë marrëveshje palët kanë rënë dakord të kryejnë auditimin për barazinë gjinore për të verifikuar nëse ka politika dhe masa në zbatim për përfshirjen e grave nga zonat rurale në tregun e punës.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka marrë me prioritet këtë auditim përmes së cilit se bashku do të përçojmë mesazhet kryesore tek institucionet përgjegjëse dhe palët e tjera të interesit.
Znj. Spanca ka thënë se bashkëpunimi trepalësh është i shumëfishtë si dhe ka për synim rritjen e ndikimi të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në menaxhimin e mirë të parasë publike.
“Ata që administrojnë paranë publike shpesh fokusohen tek zonat urbane duke favorizuar grupe të ndryshme të interesit dhe harrojnë disa grupe zëri i të cilave nuk dëgjohet. Prandaj ISA-të duhet të jenë zëri i tyre për tu kujdesur se paraja publike po shpërndahet njëjtë si për burra ashtu edhe për gra. Koha po tregon se bashkëpunimi është mënyra e vetme për të siguruar se ndikimi i ISA-ve do të jetë në të mirë të qytetarëve”, është shprehur ajo.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka vlerësuar se shkëmbimi i informacioneve midis njëra-tjetrës duke zhvilluar auditime të përbashkëta zgjeron horizontin tonë të njohurive dhe gjithashtu, kjo hap perspektivë të re në menaxhimin e fondeve publike.
Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, ka thënë se me këtë aktivitet të përbashkët besojmë se do të arrijmë t’i çojmë gjërat drejt krijimit të një jete të denjë, përmirësimit të kushteve ekonomike dhe përfshirjes së grave nga zonat rurale në tregun e punës.
Edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, ka theksuar se rëndësinë e këtij auditimi dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të nxjerrë më të mirën.
Ndërsa Ermira Lubani, specialiste e Programit në UN Women, ka deklaruar se ISA-t mund të kontribuojnë në cilësinë gjinore dhe fuqizimin e grave duke kryer auditime të cilat fokusohen tërësisht në çështjet gjinore. Sipas saj, ISA-t kanë një rol udhëheqës për të luajtur, jo vetëm duke i kërkuar qeverive të japin llogari për angazhimet e barazisë gjinore, por edhe në dhënien e një shembulli duke punuar drejt barazisë gjinore në organizatat e tyre dhe duke integruar çështjet gjinore në punën e tyre.
Kjo iniciativë është përkrahur nga Un Women në kuadër të kornizës së Programit “Transformative Financing for Gender Equality towards more Transparent, Inclusive and Accountable Governance in Western Balkan” i financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Në takimin rajonal ndërmjet Institucioneve Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka qenë e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi, drejtoresha e auditimit, Ariana Gjonbalaj si dhe ekipi që do ta kryej auditimin, Ardiana Miftari, Ylfete Osmani dhe Arlinda Mustafa.
Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të ...
Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Mimoza Selimi, Ernes Beka, Vjosa Zeqiraj, Lirak Mulliqi dhe Laureta Matoshi, për katër ditë më radhë kanë ndjekur modulin e parë të trajnimit për ...
Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet ...
Në vijim të aktiviteteve në kuadër të auditimit paralel të Teknologjisë së Informacionit për sistemet e informacionit të ujësjellësit në Tiranë dhe Prishtinë, me datë 20 dhe 21 shkurt ...