Kthehu te lista
20 Shkurt 2023

Auditorët e ZKA-së avancojnë njohuritë për përfshirjen e auditimit të teknologjisë së informacionit në auditimet financiare

Punetoria me SNAO TI

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë (SNAO) dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) është mbajtur punëtoria dyditore me temën “Si mund të përfshihet auditimi i teknologjisë së informacionit në auditimin financiar”.

Auditorët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe të Kosovës kanë shkëmbyer praktikat e tyre lidhur me auditimet e teknologjisë së informacionit, mënyrën e organizimit të auditorëve të TI-së si dhe përfshirjen e tyre në auditimet financiare dhe ato të performancës.

Në fokus të kësaj punëtorie ka qenë shkëmbimi i njohurive për aspektet e teknologjisë së informacionit në auditimet financiare. Me theks të veçantë të kuptuarit e proceseve, mënyra e identifikimit dhe testimit të kontrolleve të përgjithshme të TI-së, kontrolleve të aplikacionit si dhe ndërlidhja e këtyre kontrolleve.

Po ashtu auditorët e ZKA-së kanë identifikuar aktivitetet nevojshme afatshkurtra dhe afatgjata që duhet të ndërmerren për të mundësuar përfshirje më të madhe të auditimeve të TI-së në auditimet financiare, siç janë zhvillimi i metodologjisë, bashkëpunimi në mes të auditorëve të TI-së dhe auditorëve financiar si dhe mbështetja e nevojshme për zbatimin e këtyre aktiviteteve nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.

Të ngjashme