Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Mimoza Selimi, Ernes Beka, Vjosa Zeqiraj, Lirak Mulliqi dhe Laureta Matoshi, për katër ditë më radhë kanë ndjekur modulin e parë të trajnimit për auditimin e performancës të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, i cili është mbajtur në Shkup nga datat 7-10 mars.
Përveç auditorëve të ZKA-së, në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe auditorët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Hapjen e kësaj ngjarje e ka bërë Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, duke thënë se investimi në forcimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me kolegë nga institucionet e tjera supreme të auditimit kontribuon në rritjen e cilësisë në auditim.
Në kuadër të modulit të parë të këtij trajnimi janë trajtuar aspektet e auditimit të përformancës dhe shkëmbimi i përvojave të institucioneve pjesëmarrëse. Trajnimi për auditimin e performancës është i ndarë në gjashtë module të cilat do të mbahen deri në fund të vitit 2023. Fokusi i trajnimit është zhvillimi i punës praktike dhe aplikimi i teknikave më të mira të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.
Pas përfundimit të të gjitha moduleve pjesëmarrësit nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të certifikohen si auditorë të performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.
Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të ...
Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, si dhe Auditorja e Përgjithshme e ...
Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet ...
Në vijim të aktiviteteve në kuadër të auditimit paralel të Teknologjisë së Informacionit për sistemet e informacionit të ujësjellësit në Tiranë dhe Prishtinë, me datë 20 dhe 21 shkurt ...