Auditoret e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Arta Kryeziu dhe Krenare Pirana, janë pranuar në pilot programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t, program ky që ka për qëllim transformimin dhe zhvillimin e një grupi auditorësh nga Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) në agjentë ndryshimi, të cilët do të zhvillojnë një strategji EFA dhe të udhëheqin një auditim EFA në institucionet e tyre përkatëse.
Programi në fjalë përfshin 25 auditorë, përkatësisht dy nga çdo Institucion Suprem i Auditimit nga e gjithë bota, me synimin e zgjerimit të njohurive përmes ndarjes së metodologjisë, mjeteve të auditimit si shkëmbimit të përvojave dhe ideve për tema të rëndësishme si varfëria, gjithëpërfshirja gjinore, përkatësia etnike, migrimi, mosha dhe aftësitë e kufizuara dhe ku mund të fokusohet auditimi pilot i EFA-s i kryer nga ndryshimi.
IDI do t’u ofrojë arsimim profesional krijuesve të ndryshimit dhe t’i mbështesë ata në zhvillimin e strategjisë së EFA dhe kryerjen e një auditimi EFA në fushën me prioritet të lartë, të vendosur nga institucioni. Planifikohet edhe bashkëpunimi me palët e interesuara brenda dhe jashtë INTOSAI-t për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin e auditimit në përfshirje dhe të ardhme të barabarta.
Ndryshuesit e EFA-s do të identifikojnë dhe kryejnë një auditim të performancës ose të përputhshmërisë për barazinë dhe përfshirjen në një zonë me prioritet të lartë të margjinalizimit në kontekstin e tyre kombëtar.
Kandidatët që përfundojnë me sukses programin dhe detyrat e strategjisë dhe auditimit do të pajisen me diplomë “Ndryshues i EFA të IDI-së” dhe do të bëhen pjesë e një rrjeti alumni. Gjithashtu të diplomuarit e grupit të parë të ndryshuesve të EFA do të jenë anëtarë themelues të rrjetit.
Drejtuesve të ISA-ve dhe palëve të interesuara do t’u kërkohet të veprojnë si ambasadorë të EFA-s për të mbrojtur kauzën e auditimit për të ardhme të barabarta në komunitetin e ISA-së dhe për të theksuar rolin dhe kontributin e tyre përmes auditimeve për barazi.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...