Duke qenë pjesë aktive e programeve të ndryshme ndërkombëtare për arsimim dhe zhvillim të kapaciteteve audituese, së fundmi auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës treguan rezultate të kënaqshme në kuadër të procesit të vlerësimit dhe certifikimit në programin për Edukim Profesional për Institucionet Supreme të Auditimit (PESA-P).
Samir Zymberi, Drejtor i Departamentit të Auditimit dhe Armin Bushati, Udhëheqës i ekipit të auditimit me sukses të plotë përfunduan programin “Edukimi Profesional për Auditorë (PESA-P)” të Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t dhe u certifikuan si “Auditorë të Certifikuar nga IDI”.
Ndarja e certifikatave është bërë të martën në një ceremoni të veçantë, organizuar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. Më këtë rast, znj. Spanca përgëzoi auditorët për sukseset e arritura, duke thënë se ky certifikim është i rëndësisë se veçantë për Zyrën sepse avancon nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e punës sonë. Ajo shtoi se “ZKA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe avancimin e stafit përmes programeve të tilla ndërkombëtare”.
Programi PESA-P ka për qëllim ofrimin e mundësive të zhvillimit të aftësive profesionale dhe të menaxhimit, për të mbështetur zbatimin e plotë të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit në punën e përditshme në Institucionet Supreme të Auditimit. Kjo mundëson ngritjen e aftësive në menaxhimin e zhvillimit profesional dhe të planit zhvillimor të auditorëve në ZKA. Auditorët e certifikuar nga IDI janë ftuar të jenë pjesë e programeve të IDI për zhvillim profesional.
Në kuadër të këtij programi pjesëmarrësit ndoqën aktivitete të detyrueshme, duke përfshirë edukimin dixhital të zhvillimit profesional të mbikëqyrur nga trajnerët. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar procesit rigoroz të vlerësimit dhe certifikimit.
Certifikata lëshohet nga Iniciativa për Zhvillim INTOSAI (IDI), organizatë ndërkombëtare me mandat të mbështetjes së Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në vendet në zhvillim për të ngritur në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe kapacitetin e tyre. Aktualisht ky program po ndiqet edhe nga disa auditorë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...