Me qëllim të shtrirjes së bashkëpunimit me zyrat kombëtare të auditimit në rajon dhe më gjerë, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, kanë pritur në takim Këshilltarin e Lartë të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Norvegjisë z. Trygve Christiansen.
E para e institucionit informoi mbi historikun e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, mandatin, strukturën dhe mënyrën e veprimit, duke theksuar edhe bashkëpunimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Në këtë kontekst, z. Christiansen adresoi bashkëpunimet bilaterale që ka zyra e tij me institucionet e auditimit në rajonin ballkanik, me theks të veçantë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Më tutje, tha se bashkëpunimet përqendrohen kryesisht në auditime për Teknologji Informative dhe auditime mjedisore. Ai foli gjerësisht mbi rëndësinë e këtyre dy shtyllave, kursit tre-modular në Ballkan si dhe të ashtuquajturës “Small Innovation Lab,” që hyn në sferën e TI-së dhe ka për qëllim ngritjen e nivelit të sistemit për menaxhim të auditimit duke trajtuar të dhëna dhe inputet analitike.
Znj. Spanca lavdëroi iniciativa të tilla që promovojnë kreativitetin, synim ky që ndan edhe zyra jonë. Më tutje, ajo tha se Zyra e Auditimit nuk lë mënjanë as rëndësinë e auditimeve mjedisore duke qenë se jemi në pritje të aprovimit të aplikimit për IPA 3, ku njëra ndër objektivat është fusha që mbulon auditimet mjedisore.
Në përmbyllje të takimit z. Christiansen, ka bërë me dije se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Norvegjisë është e hapur të krijojë dhe mirëmbajë marrëdhënie pune me ZKA-në. Edhe përfaqësuesit e ZKA-së mirëpriten mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...