Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, prezantoi të enjten para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Raportin Vjetor të Auditimit për vitin fiskal 2022, i cili përmban rezultatet kryesore të punës audituese duke përfshirë opinionin, gjetjet si dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Raporti është rezultat i auditimit të Raportit Vjetor Financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe i 123 raporteve individuale të auditimit të organizatave buxhetore, ndërmarrjeve publike, projekteve dhe auditimeve të performancës.
Fjalimi i plotë i Auditores së Përgjithshme Vlora Spanca:
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Konjufca,
Të nderuar deputetë,
I nderuar Ministër i Financave z. Murati,
I nderuar kabinet qeveritarë,
Të nderuar të pranishëm,
Bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, kam kënaqësinë të prezantoj Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2022.
Ky Raport është rezultat i auditimit të Raportit Vjetor Financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe i 123 raporteve individuale të organizatave buxhetore, ndërmarrjeve publike, projekteve të donatorëve dhe raporteve të performancës.
Për Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës është dhënë: Opinion i Kualifikuar.
Arsyet e kualifikimit të opinionit, kanë qenë për shkak se vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale, si:
Për vitin 2022, Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka arritur të kryej auditimin e Pasqyrave Financiare për Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq për arsyet e njohura edhe nga ju.
Të nderuar deputetë,
Përveç opinionit të auditimit, ne po ashtu kemi vlerësuar edhe çështjet të tjera të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si: pajtueshmërinë e deficitit buxhetore me kornizën ligjore, borxhin shtetëror, obligimet e pa paguara dhe ato kontigjente, etj.
Sipas auditimit, kufiri i deficitit buxhetor në vitin 2022 ishte në kuadër të limiteve të përcaktuara ligjore dhe niveli i inkasimit i të hyrave ishte përmirësuar. Kjo ka ndikuar që në vitin 2022 të kemi një suficit prej 13,918,000€ përderisa në vitin 2021 deficiti buxhetor ishte mbi 50,363,000€.
Borxhi shtetëror në fund të vitit 2022, kishte arritur në vlerë 1,753,200,000€ apo rreth 20% e BPV-së (40% është e lejuar me ligj), që do të thotë se është në kuadër të limitit të lejuar me ligj.
Sfidë mbetet mos efikasiteti në shfrytëzimin e fondeve të marra si hua të jashtme i shkaktuar kryesisht nga problemet me menaxhimin e projekteve infrastrukturore. Niveli i shpenzimit të këtyre fondeve nga borxhi ndërkombëtar mbetet i ulët (për shtatë (7) projekte/kredi në vlerë prej 177,900,000€ të ratifikuara përgjatë viteve 2017 deri 2022, nuk janë tërhequr fare mjetet financiare). Në të cilin ka ndikuar planifikimi jo i mirë i projekteve, vonesat në procesin e shpronësimeve si dhe mangësi tjera.
Në vitin 2022, të hyrat e buxhetit ishin në vlere prej 2. 6 miliard € që krahasuar me vitin 2021 ishin rritur rreth 6%.
Shpenzimet për vitin 2022 ishte realizuar në vlerë 2.6 miliard € apo 83% e buxhetit final. Krahasuar me vitin 2021 kishte rritje të shpenzimeve për 10%. Nivelin më të ulët e kishin shpenzimet për investime kapitale që ishin realizuar vetëm 60% e buxhetit final.
Vlera e obligimeve të papaguara, në fund të vitit 2022 ishte afër 150 milionë €, e që në raport me vitin paraprak obligimet janë zvogëluar për rreth 22%.
Në anën tjetër, LLA në fund të vitit 2022 ishin 841 milionë € që në raport me vitin paraprak ishin rritur për rreth 8%.
Për vitin 2022 pagesat e realizuara me vendime gjyqësore ishin në vlerë 46,349,349€. Në raport me vitin 2021, vlera e këtyre pagesave ka një rënie të lehtë prej 11%, mirëpo ende mbetet në nivel të lartë. Pagesat e kësaj natyre vazhdojnë të jenë sfidë për buxhetin e shtetit, në veçanti shpenzimet shtesë të cilat ishin rreth 7,500,000€ përtej borxhit kryesor.
Të nderuar deputetë,
Raporti Vjetor i Auditimit përmban rezultatet e auditimeve individuale të organizatave buxhetore, ndërmarrjeve publike, si dhe auditimet e performancës të kryera gjatë sezonit auditues.
Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë sezonit auditues 2022-2023 ka nxjerrë:
Në auditimin e Pasqyrave Financiare të 86 Organizatave buxhetore kemi dhënë:
Megjithatë, në raport me vitin e kaluar ka përmirësim të raportimit financiar si tek Organizatat Buxhetore ashtu edhe tek ndërmarrjet publike. Kjo për shkak se në 2022 tek Organizatat Buxhetore janë 11 opinione të modifikuara më pak. Ndërsa të Ndërmarrjet publike, nga 10 opinione të kundërta në vitin 2021, në vitin 2022 ishin vetëm 3 të tilla. Për më shumë, Posta e Kosovës vite me radhë ka marrë opinion të modifikuar, përderisa në vitin e fundit ka treguar përmirësim duke marrë opinion të pastër.
Po ashtu, kemi vlerësuar pajtueshmërinë e proceseve dhe transaksioneve me kornizën ligjore dhe nga rezultatet kemi konstatuar se jo në të gjitha rastet institucionet publike kanë qenë në pajtueshmëri.
Inicimi i projekteve pa zotim të mjaftueshëm të mjeteve, tejkalimi i sasive të kontraktuara, përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, ndryshimi i vlerës së kontratave mbi 10% pa aplikuar procedura të prokurimit, përzgjedhja e operatorit ekonomik të papërgjegjshëm, vonesa në përfundimin e punëve, përdorimi i fondeve të projekteve të caktuara për projekte tjera, etj;
Dobësi në vlerësimin e përzgjedhjes se kandidateve, mbajtja e pozitave të punës me ushtrues detyre, zyrtarë jashtë listës se pagave, etj.
Subvencionimi i OJQ-ve pa thirrje publike, mungesa e monitorimit të subvencioneve të dhëna, dhënia e subvencioneve në kundërshtim me kriteret, etj.
Të nderuar deputetë,
Nga analiza e bërë për 12 NP (përfshirë edhe RTK) mbi rezultatin financiar (fitimi/humbja) vërehet se, pesë (5) prej tyre kanë operuar me humbje në vlerë prej mbi 10 milionë euro, ndërsa shtatë (7) të tjerat kanë realizuar një fitim prej mbi 110 milionë euro.
Pjesën më të madhe të humbjeve për vitin 2022 e kishte Ndërmarrja Publike Banesore në shumën prej 4.3 milionë euro, kurse fitimin më të madh e kishte realizuar KEK-u në shumën prej mbi 105 milionë euro.
Sidoqoftë, krahasuar me vitin paraprak në katër (4) NP vërehet një trend pozitiv në uljen e humbjeve, nga të cilat kryeson Telekomi i Kosovës. Ndërsa gëzon fakti se përveç NPB-së, asnjë nga NP-të e tjera nuk ka treguar elemente të rritjes materiale të nivelit të humbjes.
Për të vlerësuar nëse fondet publike po shfrytëzohen në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive, Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer 15 auditime të performancës në fusha të ndryshme me interes shoqëror, si: ekonomi, shëndetësi, ambient, teknologji të informacionit dhe në fushën e prokurimit publik.
Auditimet e publikuara gjatë viteve 2022 dhe 2023 kanë nxjerr në pah mungesë të efikasitet, të efektivitet dhe mos arritje e vlerës për para në menaxhimin e programeve dhe aktiviteteve si: Programi për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, Të hyrat nga qiraja në AKP, Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve, Prokurimet e negociuara pa publikim në Ministri të Infrastrukturës, Renovimi dhe rikonfigurimi i Stadiumeve, Trajtimi i rasteve të dhunës në familje, Ndërtimi i shtëpive për të kthyerit, etj.
Po ashtu në fushën e teknologjisë së informacionit kemi identifikuar mangësi thelbësore në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, KRU Prishtina, Institutin Bujqësor, etj.
Të nderuar deputetë,
Në auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë për vitin 2022 për të gjitha auditimet e kryera kemi dhënë gjithsejtë 900 rekomandime.
Ndërsa sa i përket nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimeve financiare dhe pajtueshmërisë për vitin 2021 kemi vërejtur se 49% të tyre janë zbatuar, e që në raport me vitin paraprak (2020) paraqet një ulje prej 1%. Përderisa tek NP, nga 187 rekomandime sa janë dhënë vitin e kaluar, 58% janë zbatuar.
Në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2021, kemi dhënë 36 rekomandime prej të cilave vetëm pesë (5) janë zbatuar plotësisht, tre (3) ishin në proces, 21 rekomandime nuk janë adresuar.
Të nderuar deputetë,
Me përfundimin e sezonit auditues 2022/2023, ZKA-ja ka analizuar të gjitha raportet e publikuara të auditimeve të rregullsisë dhe performancës për të identifikuar rastet e dyshimit për kryerjen e veprave penale. Nga analizimi i këtyre raporteve, kemi evidentuar 51 raste të dyshimit të cilat i kemi dërguar të Prokurori i Shtetit për analizë dhe hetime të mëtejme.
Përveç tyre në Prokurori janë dërguar edhe dy raporte në tërësi për shkak të çështjeve të ndërlidhura.
Rastet e identifikuara janë kryesisht nga fusha e prokurimit, 36 raste. Tetë (8) raste janë identifikuar në kategorinë e subvencione dhe transfereve, si dhe shtatë (7) raste në fushën e punësimit.
Krejt në fund, më lejoni t’i falënderoj të gjitha palët audituese dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike për mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt me ZKA-në, gjatë këtij sezoni auditues.
Ju faleminderit për vëmendjen!
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...