Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mori pjesë në aktivitetin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kontabilistëve, organizuar nga Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa. Të pranishmit theksuan rëndësinë e shënimit të ditës së dedikuar vlerësimit të punës dhe kontributit të kontabilistëve në mbarë botën. Me ketë rast u tha se kontabilistët kanë ndikim thelbësor në stabilitetin ekonomik të shoqërisë.
Zonja Spanca tha se roli i kontabilistit dhe auditorit është i pa kontestueshëm në përmirësimin e menaxhimit të financave në sektorin privat dhe publik, dhe shtoi se Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa ka kontribuar në promovimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë si dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
“Stafi i ZKA-së është pjesëmarrës i trajnimeve të ndryshme të organizuara nga IKAF; një numër i caktuar i stafit tani janë kontabilistë dhe auditorë të certifikuar. Auditorët e Teknologjisë së Informacionit në kuadër të ZKA-së janë certifikuar me titullin “Auditor i IT i Certifikuar” nga IKAF. Me këtë certifikim ata janë të kualifikuar për të kryer auditime që plotësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike”, deklaroi znj. Spanca.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...