Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të martën kanë pritur në takim Auditorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, Adem Curri.
Takimi kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale për auditim efektiv dhe efikas në fushën e auditimit të fondeve nga IPA, e cila është nënshkruar në maj të vitit 2021 në mes të dy institucioneve.
Ky bashkëpunim parasheh shkëmbimin e përvojës në qasjen e auditimit dhe metodologjinë e përdorur në pajtim me standardet e auditimit; shkëmbimin e përvojës dhe mësimet e nxjerra në fushën e auditimit; ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit nga ekspertë në fushën e auditimit; organizimin e hulumtimeve, takimeve, konferencave, trajnimeve, vizitave studimore, si dhe praktikave profesionale për përmirësimin e kapaciteteve audituese tek të dy institucionet.
Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka njoftuar z. Curri për përmbylljen me sukses të sezonit auditues 2021/2022 si dhe për të arriturat dhe sfidat e ZKA-së gjatë periudhës njëvjeçare prej kur ka marrë mandatin e Auditores së Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.
Po ashtu znj. Spanca ka folur edhe për rëndësinë e avancimit të raporteve të mira me institucionet supreme të auditimit, përfshirë këtu edhe Autoritetin e Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, duke vlerësuar se shkëmbimi i praktikave profesionale mundëson përmirësimin e kapaciteteve audituese tek të dy institucionet në auditimin edhe të fondeve të tjera të huaja.
Curri, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme për realizimin e objektivave si dhe ka shprehur përkushtimin e tij për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai ka thënë se institucioni që ai drejton përmes ndarjes së njohurive profesionale dhe praktikave të mira do të ndihmojë stafin auditues të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës që të forcojnë njohuritë për specifikat e auditimeve të fondeve IPA.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...