Kthehu te lista
17 Nëntor 2022

Auditorja e Përgjithshme takoi përfaqësuesit e FMN-së, flasin për përmirësimin e menaxhimit të financave publike në Kosovë

1fmn

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe drejtori i Departamentit të Auditimit, Faruk Rrahmani, kanë pritur të mërkurën në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), z. Jacques Charaoui, këshilltarin për Menaxhimin e Financave Publike, Yasemin Hurcan, si dhe ekspertet e Departamentit të Çështjeve Fiskale, Richard Allen, Guillaume Gaubert dhe Katja Lautar.

Me përfaqësuesit e këtij misioni është diskutuar për aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në veçanti për rezultatet e auditimit të buxhetit të Kosovës dhe çështjet e identifikuara nga procesi i auditimit për vitin 2021.

Fokus i veçantë i është dhënë diskutimit për përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike, raportimit financiar, gjetjeve të raporteve të auditimit të institucioneve qendrore, ndërmarrjeve publike dhe komunave, zbatimit të Programit të Investimeve Publike, problemeve që lidhen me shpronësimet për projektet e infrastrukturës, si dhe klasifikimit të gabuar të shpenzimeve.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca u është përgjigjur interesimit të delegacionit në lidhje shumë çështje të fushëveprimit të auditimit duke ofruar pikëpamjet e ZKA-së nga këndvështrimi i auditimit. Gjithashtu, ajo i ka njoftuar mysafirët edhe për planet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin auditues 2022/23.

Të ngjashme