Kthehu te lista
17 Shkurt 2023

Auditorja e Përgjithshme uron 15-vjetorin e pavarësisë, vlerëson sakrificën e të rënëve për liri dhe shtet të pavarur

3

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka uruar qytetarët e vendit duke vlerësuar lartë sakrificën e të rënëve për liri dhe pavarësi.

Në këtë ditë të rëndësishme, znj. Spanca, ka përshëndetur përpjekjet dhe arritjet e deritanishme për një të ardhme të ndritur dhe premtuese për Kosovën. “Uroj që populli i Kosovës të vazhdojë të përqafojë lirinë  dhe përpjekjet për një të ardhme më të mirë dhe premtuese, duke u bërë shembull i fuqisë së vendosmërisë përballë vështirësive”, është shprehur ajo.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj për një shoqërie të bazuar në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe shtetit të së drejtës.

“Bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor ZKA-ja angazhohet për të siguruar llogaridhënie, efikasitet dhe efektivitet në menaxhimin e burimeve publike”, ka deklaruar znj. Spanca.

Për shënimin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pranuar urime nga homologët e saj.

Të ngjashme