Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka uruar drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Yll Buleshkaj për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në punë dhe realizim të objektivave gjatë mandatit të tij.
Me këtë rast, znj. Spanca ka shprehur përkushtimin e saj për avancimin e bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit në fushat me interes të përbashkët.
“Me anë të kësaj shkrese dua t’ju shpreh përkushtimin tim për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona, në fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu, ju shpreh vullnetin tim për të zhvilluar një takim pune, ku mund të bisedojmë në terma konkret bashkëpunimin tonë ndërinstitucional. Duke ju uruar suksese të mëtejshme, Ju përcjell edhe një herë urimet e mia më të mira”, është thënë në letrën e Auditores së Përgjithshme dërguar drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Objektivë e këtij auditimi ishte të vlerësohej ...
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur sot në takim Bordin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i kryesuar nga Osman Vishaj, Kryetar ku për qëllim kryesor kishte fuqizimin e ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate për media njofton opinionin publik se demanton në tërësi deklaratat lidhur me pretendimet për ndërhyrjen në punën audituese të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. ...