Kthehu te lista
28 Nëntor 2022

Auditorja e Përgjithshme uron kryetarin e KLSH-së për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosove-Shqiperi

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në letrën e urimit thuhet se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare, dhe 28 nëntori një ditë e veçantë për çdo shqiptar, prandaj edhe në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës kjo ditë merr ngjyrime feste dhe krenarie.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ju lutem pranoni urimet më të përzemërta me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit dhe 110-të vjetorit të  Pavarësisë së Shqipërisë”, është thënë në urimin e znj. Spanca.

Me urimet më të mira për mirëqenien e popullit shqiptar kudo, Auditorja e Përgjithshme ka konfirmuar përkushtimin e saj dhe të ZKA-së në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

“Partneriteti dhe angazhimi i institucioneve tona në projekte të përbashkëta të karakterit profesional çon drejtë avancimit të qëndrueshëm të funksionit të auditimit të jashtëm dhe ndikimit në rritjen e menaxhimit më të mirë të projekteve dhe programeve shtetërore në vendet tona”, është theksuar ndër të tjera në letrën e urimit të Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca dërguar kryetari të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Arben Shehu.

Të ngjashme