Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes auditimeve të jap kontributin e saj dhe të jetë e pa kompromis në betejën që paraja publike të shpenzohet me kujdes të shtuar dhe për të mirën e qytetarëve. Kështu ka deklaruar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në takimin “Bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës” të organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me USAID-n përmes projektit “Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës”.
Znj. Spanca ka vlerësuar se ky takim është një vazhdim i mbarë për të avancuar bashkëpunimin ndër institucional në fushën e prokurimit publik e cila është çështje me interes për të gjitha palët e përfshira dhe për secilin qytetarë të Kosovës.
Ajo ka theksuar se implementimi i duhur i sistemit të prokurimit publik është mjaft kompleks dhe ngërthen në vete sfida të ndryshme, prandaj edhe raportet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit tregojnë se një numër i konsiderueshëm i gjetjeve i referohen kësaj fushe, me fokus procesin e tenderimit dhe menaxhimit të kontratave.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka folur edhe për nivelin e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe KRPP-së i cili ka për qëllim që të fuqizojë zbatimin e kornizës ligjore të prokurimit dhe rritjen e ndikimit në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike.
Para të pranishmëve znj. Spanca ka bërë me dije se prioritet i auditimeve të planifikuara 2022/2023 është menaxhimi i kontratave publike, si një prej proceseve më komplekse dhe burim i shpeshtë i parregullsive.
Përveç drejtuesve të ZKA-së, pjesëmarrës të kësaj ngjarje kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, si: KRPP, USAID, OSHP, AQP, Agjencia për Parandalim të Korrupsionit, Zyra e Prokurorit të Shtetit, Autoriteti i Konkurrencës, Inspektorati Policor etj.
Për të vendosur drejtimin institucional në tre vitet e ardhshëm dhe për t’i përballuar me sukses sfidat si dhe për të përmbushur misionin dhe ambiciet institucionale, Zyra Kombëtare e ...
Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UN Women kanë mbajtur një takim të përbashkët për intensifikimin e ...
Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të jetë prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) edhe për këtë vit. Prandaj nëpërmjet Planin vjetor të trajnimeve ...
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të ...