Kthehu te lista
05 Korrik 2022

Ftesë për media: Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media

Foto llogo

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të ndiqni konferencën për media të Auditores se Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit.

Konferenca do të mbahet:

                                            Sot, me datë 05.07.2022

                                            në ora 11:00

                                            në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

                                            Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210

                                            Prishtinë

Në këtë konferencë Auditorja e Përgjithshme do të prezantojë çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës/opinionet dhe parregullsitë kryesore të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve për vitin 2021.

Auditorja e Përgjithshme në këtë konferencë do të paraqes edhe numrin e rasteve të dyshimit për kryerje të veprës penale të identifikuara nga procesi i auditimit dhe të dorëzuara në Prokurori.

Ju mirëpresim!

Të ngjashme