Kthehu te lista
12 Shtator 2023

Ftesë për media nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UN Women

Llogo e ZKA-se

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të ndiqni punimet e tryezës së organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe  UN Women – Zyra në Kosovë,  ku do të prezantohen të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”.

Në panel të tryezës do të jenë:

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca,

Shefja e  Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi,

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, si dhe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Tryeza do të mbahet: 

Të mërkurën me datë 13.09.2023

në ora 10:00

në Hotel “Prishtina”.

 

Ju mirëpresim!

Të ngjashme