Zyra Kombëtare e Auditimit përmes kësaj komunikate për media dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me çështjet e ngritura dhe të diskutuara në emisionin “Kallxo Përnime” i transmetuar në RTV Dukagjini, me datë 8 qershor 2022.
Në veçanti duhet të sqarojmë deklaratën e ish Drejtorit të RTK-së, z. Ngadhnjim Kastrati, duke cituar deklaratën se “Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, nuk e ka publikuar Raportin e Auditimit për RTK-në për vitin 2019”, prandaj theksojmë se:
Me marrjen e mandatit, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, ka përfshirë në Planin Vjetor të Punës për sezonën audituese 2021/2022, edhe dy auditime për RTK-në.
Raportet e auditimit “Raporti i Auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare për Radio Televizioni i Kosovës (RTK) për vitin 2021” dhe “Menaxhimi i fondeve publike në Radio Televizionin e Kosovës” janë të përfunduara dhe janë publike në uebfaqen e ZKA-së. Këto auditime kanë identifikuar mangësi thelbësore lidhur me raportimin financiar si dhe në menaxhimin e fondeve publike të dedikuara për burimet njerëzore dhe programet vendore në RTK dhe jepen rekomandime të qarta për Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së me qëllim të përmirësimit të menaxhimit dhe performancës së këtij institucioni.
Poashtu, konfirmojmë se kemi pranuar ftesën nga Kallxo.com për të marrë pjesë në emision, por për shkak të volumit të madh të punës në finalizimin e auditimeve kjo ishte e pamundur. Gjithashtu vlerësojmë korrektësinë e gazetarëve në komunikim me ZKA-në lidhur me deklaratat në këtë emision.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. ...
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj kanë organizuar tryezën “Ujrat e drejtë e njeriut – ...
ZKA-ja synon rritjen e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile gjatë gjithë procesit të auditimit Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me organizatat e shoqërisë civile, ...
Me iniciativë të Sindikatës së Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe me përkrahjen e menaxhmentit, si dhe në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të martën në ...