Kthehu te lista
24 Mars 2023

Mbahet punëtoria për zhvillimin e aftësive të buta dhe ndikimin e tyre në rezultatet e punës

Trajnimi per stafin mbeshtetes 1

Në datat 20-22 mars 2023, është mbajtur punëtoria për zhvillimin e shkathtësive të buta, udhëheqjen dhe menaxhimin e kohës në punë, e dedikuar për stafin administrativ të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Aktivitetet e punëtorisë kanë pasur për qëllim që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri rreth inteligjencës emocionale, komunikimit dhe menaxhimit të kohës.

Punonjësit e ZKA-së kanë mësuar se si inteligjenca emocionale mund t’i ndihmojë ata në marrëdhëniet e tyre në punë si dhe të reflektojnë rreth anëve të forta profesionale.

Po ashtu, sa i përket menaxhimit të kohës pjesëmarrësit kanë mësuar se si të punojnë më të fokusuar dhe më me efikasitet.

Këto njohuri do të shërbejnë për arritjen e një kulture pune më profesionale në ZKA dhe do t’u japin pjesëmarrësve një ndjenjë më të gjerë se si ata mund të kenë influencë dhe ndikojnë pozitivisht në kulturën e ZKA-së.

Punëtoria ka qenë interaktive dhe është përcjellë me aktivitete të ndryshme të cilat kanë pasur për qëllim punën ekipore dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme, duke u fokusuar në planifikim, menaxhim dhe realizim.

Kjo punëtori është zhvilluar në kuadër të projektit të bashkëpunimit për zhvillim institucional në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe është udhëhequr nga ekspertët Tinna Bondestam dhe Hazim Sabanovic.

Të ngjashme