Kthehu te lista
29 Maj 2023

Mbahet takimi i tretë rajonal për fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale

Takimi rajonal ne tirane - kryesore

Përfitimet rreth metodologjisë së përbashkët kanë qenë temë e diskutimit në takimin e tretë rajonal në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, që është mbajtur në Tiranë me 25 dhe 26 maj, me mbështetjen e UN Women. Në këtë takim Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka qenë e përfaqësuar nga Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi dhe ekipi i auditimit, Ardiana Miftari, Ylfete Osmani dhe Arlinda Mustafa.

Përfaqësuesit e tri Institucioneve Supreme të Auditimit kanë shqyrtuar rezultatet preliminare të parastudimit për auditimin e përbashkët me temën: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”.

Gjithashtu, ekipet e auditimit kanë diskutuar rreth pyetjeve dhe qasjes së auditimit si dhe janë dakorduar për hapat e mëtutjeshëm.

Specialistja e Programit në UN Women, Ermira Lubani, ka theksuar rolin e rëndësishëm që kanë Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) në fuqizimin ekonomik të grave në rajon. Po ashtu znj. Lubani ka shpalosur planet e UN Women për projektet e ardhshme në fushën e auditimit me perspektivë gjinore, gjithnjë duke marrë parasysh kapacitetet e ISA-ve.

Të ngjashme