Kosova dhe Mali i Zi shkëmbejnë njohuritë dhe përvojën për digjitalizimin e punës audituese
Zyrtarët nga Departamenti i Metodologjisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi, Milos Vujosevic dhe Radenko Davidovic, kanë zhvilluar vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Ata janë pritur në takim nga Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Naser Arllati, specialistja e auditimit në Departamentin e Metodologjisë, Aida Podrimaj, specialistja e TI-së, Shqipe Azemi si dhe Kaltrina Sylejmani, Specialiste e TI-së.
Në kuadër të kësaj vizite delegacionet e të dyja institucioneve kanë shkëmbyer njohuritë dhe përvojën e tyre për digjitalizimin e punës audituese. Fillimisht përfaqësuesit e ZKA-së kanë prezantuar softuerin për menaxhimin e procesit të auditimit SITA, i cili është zhvilluar me teknologji të lartë dhe shërben për të lehtësuar dhe modernizuar punën audituese.
Delegacioni nga Institucioni Suprem i Auditimit të Malit të Zi është njoftuar nga afër për të gjithë procesin e zhvillimit, sfidat e implementimit, si dhe planet për avancimin e mëtutjeshëm të sistemit SITA. Të pranishmit gjatë këtij prezantimi kanë pasur mundësinë të shohin edhe shembuj praktik sa i përket funksionimit të këtij sistemi të cilin e aplikon ZKA-ja.
Mysafirët kanë vlerësuar lartë punën e ZKA-së sa i përket adaptimit të plotë të metodologjisë së re të auditimit të bazuar në standarde ndërkombëtare me softuerin si dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në këtë fushë, duke e parë si shembull të mirë për të aplikuar edhe ata një sistem të tillë.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës gjatë vitit 2022 i është nënshtruar procesit të vetëvlerësimit të performancës për vitet 2020-2021, për të ofruar një pasqyrë të saktë mbi ...
Përfitimet rreth metodologjisë së përbashkët kanë qenë temë e diskutimit në takimin e tretë rajonal në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë ...
Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe Ud. Drejtorit të Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj Ahmeti, të premten kanë pritur në takim ...
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të shënimit të 98-vjetorit të themelimit të ...