Kthehu te lista
02 Mars 2023

Përfaqësueset e ZKA-së marrin pjesë në Samitin e Burimeve Njerëzore “Power to HR”

1.

Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet njëditore të Samitit të Burimeve Njerëzore “Power to HR” që është mbajtur për herë të parë në Kosovë.

Në këtë samit janë trajtuar tema të rëndësishme si “Rekrutimi i punonjësve; Paraqitja/reklamimi i kompanisë për të tërhequr punonjës të ri si dhe Strategjitë/politikat e organizatës për të mos ju larguar stafi”.

Për rëndësinë dhe rolin e këtyre temave para të pranishmëve kanë prezantuar ekspertë, Anne Morrison nga BBC Academy, Serdzan Arnautovic nga META, si dhe Hava Maloku nga Linkedin.

Fokusi i përgjithshëm i diskutimeve të samitit ka qenë tek njeriu, roli dhe rëndësia e tij në zhvillimin e institucioneve, strategjitë për të rekrutuar dhe mbajtur stafin profesional dhe të talentuar si dhe rëndësia e përkrahjes nga punëdhënësi për punonjësit në arritjen e objektivave dhe promovimi për imazh të mirë në publik.

Për Zyrën Kombëtare të Auditimit, kjo ngjarje ishte një mundësi e mirë që përveç ofrimit të njohurive dhe përvojave të institucionit tonë, ishte edhe përfitimi i eksperiencave të reja nga perspektivë tjetër që do të ndihmojë, jo vetëm në menaxhim sa më të mirë të këtyre burime, por edhe në qasje më të avansuar të auditimit të kësaj fushe.

Prezantimi ka qenë interaktiv si dhe diskutimet janë zhvilluar në kuadër të dy paneleve nga ekspertë të burimeve njerëzore. Pjesëmarrës të këtij samiti kanë qenë kryesisht punonjës të burimeve njerëzore, ndërmarrës, pronarë të bizneseve, etj.

Të ngjashme