Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të Republikës së Kosovës, z. Safet Berisha.
Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë u bisedua për zbatimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër mashtrimit financiar dhe akteve tjera të paligjshme.
Gjatë këtij takimi, palët u dakorduan që të hartohet edhe një draft marrëveshje për bashkëpunim në mes këtyre dy institucioneve, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti e që do të ketë për qëllim të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale.
Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i ZKA, Safet Berisha, në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga z. Besim Tafa, ekspert ligjor nga USAID- Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës, që do të ndihmojë në hartimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, si dhe Zyrtarja përgjegjëse në Departamentin për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj.
Për të vendosur drejtimin institucional në tre vitet e ardhshëm dhe për t’i përballuar me sukses sfidat si dhe për të përmbushur misionin dhe ambiciet institucionale, Zyra Kombëtare e ...
Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UN Women kanë mbajtur një takim të përbashkët për intensifikimin e ...
Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të jetë prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) edhe për këtë vit. Prandaj nëpërmjet Planin vjetor të trajnimeve ...
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të enjten kanë pritur në takim Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani. ...