Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Marrëveshja ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale.
Të dyja palët u zotuan se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshje.
Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Mimoza Selimi, Ernes Beka, Vjosa Zeqiraj, Lirak Mulliqi dhe Laureta Matoshi, për katër ditë më radhë kanë ndjekur modulin e parë të trajnimit për ...
Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, si dhe Auditorja e Përgjithshme e ...
Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet ...
Në vijim të aktiviteteve në kuadër të auditimit paralel të Teknologjisë së Informacionit për sistemet e informacionit të ujësjellësit në Tiranë dhe Prishtinë, me datë 20 dhe 21 shkurt ...