Kthehu te lista
25 Gusht 2023

Punonjësi Faik Thaqi drejt përmbylljes së suksesshme të karrierës profesionale në ZKA

pensionimi 1

Kolegu dhe miku ynë Faik Thaqi shënon me sukses dhe shëndet të plotë përmbylljen e karrierës profesionale si Auditor Senior në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe kontributin e z. Thaqit përgjatë përvojës së tij prej gati dy dekadash në ZKA, duke shtuar se këshillat e tij profesionale do t’u shërbejnë kolegëve gjatë. Më tutje, ajo përshëndeti edhe stafin që zgjodhi të vazhdojë karrierën jashtë institucionit tonë, duke i falënderuar për punën e tyre të palodhshme si pjesë integrale të suksesit të ZKA-së. Znj. Spanca i uroi fat dhe shëndet z. Thaqi, si dhe stafit të mëparshëm suksese në shtigjet e reja.

Faik Thaqi nisi punën në ZKA në shtator të vitit 2004, me përkushtim dhe profesionalizëm i dha kontribut të çmuar institucionit tonë dhe auditimit publik në përgjithësi.

Me këtë rast z. Thaqi falënderoi Auditoren e Përgjithshme dhe kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai tha se ndjehet krenar dhe i privilegjuar që ka shërbyer në ZKA, duke e vlerësuar atë si një nga përvojat më të mira profesionale.

Të ngjashme