Kthehu te lista
28 Prill 2023

Tre punonjës të ZKA-së shënojnë me sukses mbylljen e karrierës profesionale

pensionimi 1

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Qerkin Morina, zyrtarja e lartë për bashkëpunim me Kuvend, Violeta Smajlaj dhe auditori senior, Senver Morina, kanë përfunduar me sukses dhe shëndet të plotë karrierën profesionale në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Në një ceremoni përshëndetëse, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka vlerësuar lartë kontributin e tyre përgjatë punës shumëvjeçare në ZKA.

“Përgëzoj kolegët tanë që po e shënojnë me shëndet dhe sukses të plotë karrierën profesionale. Në emrin tim dhe në emër të të gjithë kolegëve nga ZKA-ja i falënderoj  për bashkëpunimin ndërkolegial dhe përkushtimin në punë në faza të ndryshme të zhvillimit të ZKA-së. Kontributi i tyre për institucionin është i pazëvendësueshëm”, është shprehur Auditorja e Përgjithshme. Përvoja dhe këshillat e tyre profesionale do t’u shërbejnë kolegëve edhe për një kohë të gjatë, ka theksuar ajo.

Me këtë rast edhe kolegët e pensionuar, në fjalën e tyre kanë falënderuar kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u shprehur se ndjehen krenar për kontributin që kanë dhënë për institucionin dhe vendin dhe që po e përfundojnë karrierën e tyre me një përvojë të jashtëzakonshme profesionale në ZKA.

 

Të ngjashme