Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) dhe HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë/ Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS) kanë vazhduar bashkëpunimin për vendosjen e mekanizmave mbikëqyrës në qeverisjen lokale për të rritur ndikimin e auditimit, përkatësisht rritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit.
Në kuadër të aktiviteteve për mbështetjen e komunave për zbatimin e rekomandimeve, është mbajtur punëtoria dyditore (14 dhe 15 nëntor) ku kanë marrë pjesë drejtorët e departamenteve për auditim të komunave në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Lavdim Maxhuni dhe Shehrije Shala, drejtoresha e HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë, Celestine Krosschell, përfaqësues të Projektit DEMOS, përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe zyrtarë kryesor financiar dhe zyrtarë për menaxhimin e pasurisë nga komunat.
Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë diskutuar për çështjet që kanë ndikuar në opinionin e auditimit financiar, përkatësisht çështjet e pasurisë të ngritura në raportet e auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2021 si: vlerësimin e pasurisë së trashëguar/alternativat, barrierat ligjore në vlerësim të pronës së trashëguar, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me shpalosjet e pasqyrave financiare vjetore me fokus tek llogaritë e arkëtueshme.
Përfaqësuesit e ZKA-së në këtë ngjarje kanë dhënë kontribut duke ofruar pikëpamjet e ZKA-së në lidhje me veprimet e duhura përmes së cilave komunat mund të përmirësojnë menaxhimin financiar, me theks të pasurisë jofinanciare. Gjatë këtij diskutimi është theksuar se zbatimi i rekomandimeve të auditimit ndihmon institucionet publike të përmirësojnë sistemin e raportimit financiar dhe të rrisin kontrollet për menaxhim të parasë dhe pasurisë publike.
Drejtorët e departamenteve për auditimin e komunave në ZKA, kanë vlerësuar se për të rritur nivelin e rekomandimeve të zbatuara, nevojitet të shtohet kujdes dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave zyrtare përmes masave shtesë të kontrolleve dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet komunale.
Ndërsa përfaqësuesit e komunave e kanë vlerësuar të dobishme punëtorinë në dhënien e këshillave dhe mundësive për përmirësimin e menaxhimit të pasurisë dhe zbatimit të rekomandimeve.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, priti në takim Ambasadorin suedez në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen që ...
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca priti sot në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv, Lorik Krasniqi dhe Udhëheqësin e ...
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, i ka dërguar letër urimi kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së ...
Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe me përkrahjen e programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, më 22 ...