Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore me temën: “Rritja e mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies institucionale në Kosovë” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore, ekspertë si dhe ambasadori britanik Nicholas Abott.
Punimet e konferencës janë zhvilluar në kuadër të katër paneleve ku pjesëmarrësit kanë shpalosur perspektivën e tyre për temat: Rekrutimi në institucionet publike; Prokurimi Publik; Grantet dhe Subvencionet si dhe Lejet, Licencat dhe Tarifat.
Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, në kuadër të diskutimeve të panelit të tretë ku është trajtuar tema “Grantet dhe Subvencionet” ka thënë se rezultatet e auditimit tregojnë se gjendja me menaxhimin e granteve dhe subvencioneve ende nuk është e mirë. Prandaj, trajtimi i këtyre temave do të jetë në fokus edhe më të zgjeruar të Zyrës Kombëtare të Auditimit në të ardhmen.
Ai ka thënë se menaxhimi i granteve dhe subvencioneve padyshim është një ndër fushëveprimet kryesore në punën e ZKA-së dhe informatat e prezantuara në këtë tryezë do të shërbejnë për identifikimin dhe propozimin e temave të reja që ndërlidhen me auditimet përkatëse, qoftë atyre të pajtueshmërisë po ashtu edhe të performancës.
“Grantet dhe subvencionet mbulohen në baza të rregullta vjetore përmes auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare, në pothuajse të gjitha organizatat buxhetore për të vlerësuar nëse ato janë duke u dhënë dhe menaxhuar si duhet dhe për këtë ne japim rekomandime në baza vjetore. Vetëm për vitin 2021 kemi dhënë gjithsejtë 95 rekomandime”, ka deklaruar Halilaj, duke shtuar se çdo vit auditimi ka identifikuar mangësi të ndryshme në menaxhimin e tyre të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e mungesës së kontrolleve brenda organizatave buxhetore.
“Prandaj kjo fushë kërkon një trajtim mjaft të fokusuar duke zhvilluar kontrolle efektive, monitorim dhe mbikëqyrje rigoroze në mënyrë që llogaridhënia publike të avansohet tutje”, është shprehur z. Halilaj.
Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të ...
Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Mimoza Selimi, Ernes Beka, Vjosa Zeqiraj, Lirak Mulliqi dhe Laureta Matoshi, për katër ditë më radhë kanë ndjekur modulin e parë të trajnimit për ...
Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, si dhe Auditorja e Përgjithshme e ...
Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet ...