Kthehu te lista
29 Maj 2023

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm takoi përfaqësuesin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën kundër mashtrimit dhe korrupsionit

1 - kryesore UNODC

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj,  dhe Ud. Drejtorit të Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj Ahmeti, të premten kanë pritur në takim Këshilltarin e Lartë (Kundër Korrupsionit) të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) z. Constantine Palicarsky.

Fillimisht Zëvendës Auditori i Përgjithshëm e informoi mysafirin mbi mandatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, strukturën e saj në theks të veçantë mënyrën e veprimit të zyrës në lidhje më luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimeve potenciale, duke theksuar edhe bashkëpunimet në nivel ndërinstitucional me organet e drejtësisë.   Z. Halilaj theksoj se,  pavarësisht se objektivë primare e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit nuk është lufta kundër mashtrimit dhe korrupsionit në përgjithësi, në përputhje me standardet ndërkombëtare, ligjet e aplikueshme dhe etiken profesionale të auditorit çështja e trajtimit të mashtrimit të mundshëm dhe korrupsionit zë vend mjaft të rëndësishëm në punën e ZKA-së.

Këshilltari i Lartë (Kundër Korrupsionit) të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) z. Constantine Palicarsky, ka folur për qëllimin dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara, si pjesëmarrjen në organizimet rajonale për bashkëpunim ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Institucioneve tjera kundër Korrupsionit.

Ky bashkëpunim përfshin organizimin e ngjarjeve të përbashkëta, si; seminare apo aktivitete të tjera kushtuar autoriteteve të Kosovës më qëllim të ngritjes se kapaciteteve dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të cilat kanë si qëllim luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Organizimi i ngjarjeve të tilla ka për qëllim të bashkojë përfaqësues nga institucionet për zbatimin e ligjit, si: Prokuroria e Shtetit, Agjencia Kundër Korrupsionit, ekspertë ndërkombëtarë dhe praktikues të tjerë kundër korrupsionit për të diskutuar se si mund të forcohet koordinimi dhe bashkëpunimi midis organeve që luftojnë korrupsionin dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Këshilltari i lartë z. Palicarsky, ka shprehur gatishmërinë e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) që përmes formave të ndryshme të ndihmojë Zyrën Kombëtare të Auditimit për të përforcuar kapacitetet e saj në drejtim të rritjes se kompetencës për trajtimin dhe adresimin e çështjeve të fushës se mashtrimit dhe korrupsionit në sektorin publik. Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e harmonizimit të veprimeve për gjetjen e formave për bashkëpunim në këtë fushë.

Të ngjashme