-ZKA-ja publikon Udhëzuesin për Planifikimin Strategjik të Auditimeve të Performancës dhe Udhëzuesin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit
Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës për herë të parë ka hartuar dhe publikuar dy udhëzues të rëndësishëm për punën audituese përmes të cilëve synon të siguroj cilësinë e auditimeve të performancës dhe atyre të sistemeve të TI-së. Udhëzuesi për Planifikimin Strategjik të Auditimeve të Performancës paraqet procesin e planifikimit strategjik të auditimeve të performancës duke dhënë udhëzime të qarta për mënyrën se si ZKA-ja do të fokusojë burimet e saja për auditim në fushat me rëndësi, që duhet të vihen në vëmendjen e Kuvendit dhe janë në interes të qytetarëve; të sigurojë qëndrueshmëri në planifikimin e temave të auditimit të performancës; si dhe të shërbejë si bazë për një proces planifikimi strategjik të strukturuar mirë në përzgjedhjen e temave bazuar në rrezik. Ky dokument është zhvilluar në bashkëpunim me KPMG-në dhe me përkrahjen e projektit TEAM i financuar nga USAID.
Udhëzuesi i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit (TI), përfshin një pamje të përgjithshme të fushave të reja në auditimin e TI-së, dhe ka për qëllim pajisjen e auditorëve të Teknologjisë së Informacionit me udhëzime të detajuar mbi fusha të ndryshme të auditimit të TI-së ashtu si edhe të udhëzojë hap pas hapi se si të planifikohen auditimet. Manuali përfshin përmbledhjen e përkufizimit të auditmit të TI-së, mandatin e Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA), si dhe qëllimin dhe objektivat e auditorëve të TI-së. Gjithashtu shpjegon kontrollet e përgjithshëm të TI-së dhe kontrolleve të aplikacionit si dhe marrëdhënien në mes tyre.
Manuali i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit është produkt i grupeve punuese të teknologjisë së informacionit të EUROSAI-t (WGITA) si dhe Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) për caktimin e rregullave dhe standardeve të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka falënderuar punonjësit e ZKA-së për punën e pakursyer në zhvillimin e auditimeve të teknologjisë së informacionit si dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë për bashkëpunimin e shkëlqyer me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në fushën e auditimit të teknologjisë së informacionit.
“Duke marr parasysh rëndësinë e tyre, Zyra Kombëtare e Auditimit ka fuqizuar auditimet e sistemeve të informacionit, përmes vendosjes në përdorim të këtij manuali dhe zhvillimit profesional të kapaciteteve njerëzore. Krahas zhvillimit profesional, ZKA-ja ka kryer një numër të auditimeve të teknologjisë së informacionit si kombinim i auditimeve të performancës, atij financiar e tashmë edhe si auditime të veçanta të sistemeve të informacionit”, ka deklaruar Spanca, duke shtuar se në Planin Strategjik 2022-2025, ZKA-ja do t’i jep prioritet zhvillimit dhe rritjes së mëtutjeshme të kapaciteteve në fushën e auditimit të teknologjisë së informacionit.
Znj. Spanca, ka thënë se këto dokumente do t’ju shërbejnë auditorëve për kryerjen e auditimeve cilësore të cilat do të ndikojnë në rritjen e ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektivitetit në institucionet publike si dhe rritjes së besueshmërisë në sistemet e teknologjisë si informacionit të cilat përdoren nga sektori publik.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës gjatë vitit 2022 i është nënshtruar procesit të vetëvlerësimit të performancës për vitet 2020-2021, për të ofruar një pasqyrë të saktë mbi ...
Përfitimet rreth metodologjisë së përbashkët kanë qenë temë e diskutimit në takimin e tretë rajonal në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë ...
Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe Ud. Drejtorit të Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj Ahmeti, të premten kanë pritur në takim ...
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të shënimit të 98-vjetorit të themelimit të ...